Duelet e balotazhit në 21 komuna, 5 ditë fushatë për zgjedhjet lokale në Kosovë

Sot në Kosovë nis fushata pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e ri në 21 komuna, raporton EN. Një prej përballjeve më të forta është ajo e Prishtinës, ku në balotazh dolën Arben Vitia i Vetëvendosjes, i cili mori 45.54 për qind të votave në raundin e parë dhe Përparim Rama i LDK-së, i cili mori 29.17% të votave.

Po ashtu, në Prizren garojnë Mytaher Haskuka i LVV me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj PDK, me 31.36 për qind të votave në raundin e parë.

Zgjedhje do të jetë edhe në Gjakovë, ku përballë janë Ardian Gjini i AAK-së me 45.76 për qind dhe Mimoza Kusari-Lila LVV me 37.20 për qind.

Garë e fortë pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, Podujevë, Drenas dhe Kaçanik. Në pjesën më të madhe të 21 komunave, përballjet e kandidatëve të balotazhit janë mes Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button