U kap një shqiptar 38 vjeçar me 350 000 euro drogë në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur të kap një sasi të madhe të narkotikëve, vlera e të cilave është rreth 350 mijë euro, ndaj drejtuesit të veturës është paralajmërua kallëzim penal në bazë të nenit 215 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga liria është privuar M.P. (38) shtetas i Republikës së Shqipërisë, me çka është ndërprerë kanal ndërkombëtar të kontrabandës së marihuanës nga R. e Shqipërisë në vendin tone”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte duke drejtuar një “Citroen Berlingo”, me targa regjistrimi të Shqipërisë, ku në pjesën e pasme janë gjetur dhe sekuestruar dy çanta me 100 paketime me marihuanë, në sasi të përgjithshme rreth 100 kilogramëve me vlerë të përgjithshme prej rreth 350.000 eurove.

“Ky sekuestrim është rezultat i punës disa mujore të përcjelljes së aktiviteteve të disa shtetasve shqiptarë në territorin e shtetit të cilët kanë qenë të përfshirë në tregti të palejuar me narkotikë”, deklarojnë nga Policia.

Prokurori pas urdhrit për zbardhjen e rastit, ka kërkuar nga gjykatësi paraburgim për të dyshuarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button