Pas një jave heshtje, u rishfaq Zaev: Nuk do të lejojmë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski ta shkatërrojnë përsëri shtetin

Pas dorëzimit të interpelancës për votëbesim të Qeverisë nga ana e VMRO – DPMNE-së, ka reaguar kryeministri, Zoran Zaev. Nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në Facebook, ai ka thënë se, për dëshirë të shkretë të pushtetit, janë të gatshëm që shtetin ta shpien në tatëpjetë dhe populli të vuan. Ai tha se nuk do të lejojnë që që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të robërojnë dhe shkatërrojnë përsëri shtetin, shkruan Portalb.mk.

“Këto ditë jemi dëshmitar të rrezikimit të Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, të një shoqërie të përbashkët dhe të barabartë, të paqes së qytetarëve brenda dhe të raporteve të mira fqinjësore. Por, ky shtet ka popull të vet, edhe qytetarë, edhe demokratë dhe luftëtarë dhe politikanë dhe parti që nuk do të lejojnë që Mickoski, Apasiev dhe Gruevski të robërojnë dhe shkatërrojnë përsëri shtetin”, ka shkruar Zaev.

Ai më tej ka shtuar se, kauza e tyre është qytetare dhe shtetformuese dhe se prapa saj qëndrojnë shumica e deputetëve.

“E di se prapa asaj kauze qëndron si mur me krenari shumica e qytetarëve tanë dhe shumica e deputetëve tanë. Demokracia, liria, solidariteti dhe uniteti janë vlerat tona.

Kujtojmë se vendi fillimisht u fut në krizë politike, pasi lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev më 31 tetor, paralajmëroi dorëheqje nga dy këto pozita, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale. Prej atë ditë, Zaev nuk ka pasur asnjë paraqitje publike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button