Fotografia e një maqedonases së talentuar u shfaq në një bilbord në “Tajms Skuer” në Nju Jork

Nina Georgieva, e njohur si Geometrieva, është edhe një artiste e talentuar maqedonase që aktualisht jeton në Japoni. Fotoja e saj u shfaq në një nga bilbordet në “Tajms Skuer”në qendër të Manhatanit, Nju Jork dy ditë më parë, së bashku me emrin e saj të skenës dhe emrin e kompanisë që qëndron pas fotos.

Kjo është një foto e bërë në Tokio dhe paraqet një stacion të imagjinuar për mbushje të kiborgëve nga Damjan Svetkov-Dimitrov i cili nënshkruhet  Anticipateants, në bashkëpunim me Geometrieva.

“Derisa  po kthehesha nga supermarketi, vura re se bateritë në kiborg trupin tim ishin pothuajse të zbrazura bosh, kështu që gjeta një stacion për mbushje emergjente rrugës. Ne shpesh mbulojmë Cyberpunk në fotot tona me Damjanin”, tha Nina Georgieva për Meta.

Ajo thekson se bilbordi në “Tajms Skuer” është pjesë e një ekspozite NFT (Non Fungible Token) dhe së shpejti do të pasojnë edhe NFT shitjet e të njëjtës foto.

“Unë me të vërtetë do të doja të kishte stacione për mbushjen e kiborgëve,” shtoi Georgieva.

Lajmin Nina e ka pritur lajmin me habi të madhe. Në videon aë ishte vendosur në profilin e saj në Facebook ajo ka shkruar “Kjo është një nga ato ditët kur fytyra ime shfaqet në bilbordin e “Tajms Skuer”. Në rrjetin social Twitter ka shkruar: “Shikoni, fytyra ime është në “Tajms Skuer!”.

Nina Georgieva është dizajnere grafike, fotografe dhe dizajnere lojërash. Punon si dizajnere produkti për Google Maps, dizajner produkti për Google tez, dizajnere kryesore e aplikacionit Grab, aplikacioni kryesor i Azisë Juglindore që ofron shërbime, dërgesa dhe shërbime në fusha të ndryshme dhe dizajnere vizuale për kompaninë e softuerit Zendesk në San Francisko, Kaliforni. Më parë ka punuar për portalin IT.mk.

Për më tepër, Geometrieva merret me kripto art – vepra artistike që krijohen në mënyrë digjitale e të cilat shiten nëpërmjet shfrytëzimit të një prej inovacioneve më të mëdha në vitin 2021, opsionit NFT (Non-fungible token). Ky opsion ju lejon të paguani një shumë të caktuar parash përmes kriptomonedhës e cila do të sigurojë licencën origjinale dhe pronësinë e personit që do të paguajë dhe vepra mbetet në pronësi të tij.

Seria e saj e titulluar VAST që përbëhet prej 10 pjesësh e nënshkruar me logon NFT doli në shitje në maj të këtij viti, vetëm dy muaj pasi u shfaq kjo shenjë dhe opsion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button