Taravari: Në shumicën e re do të ketë edhe deputetë nga LSDM dhe nga BDI

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pretendon se partitë opozitare në Kuvend negociojnë edhe me deputetë të partive në pushtet LSDM dhe BDI për votimin e mosbesimit të qeverisë aktuale. Negociatat me këto deputetë, siç tha, kanë qenë me iniciativë të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Zaev në mbrëmjen e 31 tetorit paralajmëroi se do të jep dorëheqje edhe në parti edhe nga posti i kryeministrit. Shpresoj se, dorëheqja do të procesohet dhe nuk do të ketë nevojë për votim të besimit të Qeverisë. Shpresoj se, në shumicën e re do të ketë deputetë të LSDM-së dhe të BDI-së. Këtë ua garantojë, vetëm nuk e di nëse do të shkohet me mosbesim të Qeverisë apo Zaev sot do të jep dorëheqje. Sipas disa informatave që i kam, sot Zaev vet do të jep dorëheqje, kështu që, kjo i lehtëson procedurat për fillim të negociatave për formim të Qeverisë së re”, deklaroi Taravari përderisa rrejdh afati deri më 14:30 që i vendosi lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski kryeministrit, Zoran Zaev për dorëzimin e dorëheqjes në Kuvend.

Sipas Taravarit, është evidente që anija e Zaevit po fundoset, LSDM është tërësisht e ndarë dhe siç tha, tash më nuk dihet kush e udhëheq partinë.

“Dje e dëgjuam Ahmetin se është i gatshëm të bisedojë edhe me VMRO – DPMNE-së edhe me LSDM-në. Do të thotë, nuk ka asgjë kundër VMRO – DPMNE-së, sepse e gjithë fushata ishte kundër kësaj partie edhe kjo më gëzon. Unë mendoj se BDI definitivisht do të jetë në opozitë për dy tre javë. Mendoj se BDI është kanceri i shoqërisë dhe me largimin e saj në opozitë lind një shpresë, posaçërisht te shqiptarat. Ne negociojmë edhe me deputetë të LSDM-së dhe të BDI-së, jo me iniciativë tonën, por me të tyren. Ata kërkuan që të takohemi dhe kërkuan disa garanca”, tha Taravari.

Ndërkohë, deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi (Zejdi), i cili ditëve të fundit përflitej në media se nuk do të nënshkruaj për rrëzimin e Qeverisë, më në fund sot ka folur publikisht duke konfirmuar informatat se nuk do të pranojë që nënshkrimi i tij të jetë në listë me partinë e “E majta”. Në një deklaratë për Alsat, Rexhepi tha se çdoherë do të jetë kundër rrëzimit të BDI-së, por jo me çdo çmim.

Kujtojmë se vendi fillimisht u fut në krizë politike, pasi lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev më 31 tetor, paralajmëroi dorëheqje nga dy këto pozita, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale. Megjithatë, Zaev tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi shumica parlamentare është stabile.  Por, Lëvizja Besa ndryshoi qëndrim, pas vendimi që të përsëriten zgjedhjet në njërin prej vendvotimeve në Komunën e Zhelinës, ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, është bërë shkak që kjo parti të shqyrtojë qëndrimin e saj në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button