Danella Arsovska mori zyrtarisht funksionin e kryetares së qytetit të Shkupit nga Petre Shilegov

Danella Arsovska sot mori postin e kryetares nga kryetari aktual i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Shilegov e priti Arsovskën në kabinetin e saj të ri me një buqetë me lule, transmeton Portalb.mk.

Arsovska sot në ditën e parë të punës si kryetare e Shkupit nuk deshi të japë deklaratë, por tha se të mërkurën do të ketë brifing me gazetarë.

Shilegov gjatë largimit, tha se e ka njohur Arsovskën me gjërat themelore të rëndësishme për funksionimin e qytetit.

“Mbetet zgjedhja e zonjës Arsovska që ajo që ka filluar ta vazhdojë. Disa nga punimet kanë nisur seriozisht, janë në fazë të avancuar dhe për shkak të rregullimeve ligjore duhet të të vazhdohen. Se cili nga dokumentacioni i kompletuar i projektit do të vazhdojë do të varet nga Arsovska”, tha Shilegov.

Arsovska në zgjedhjet lokale si garoi si kandidate e pavarur e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe fitoi rreth 28 mijë vota më shumë se kryetari aktual Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button