Të gjithë janë për barazi gjinore, por vetëm në letër!

Për avancimin e barazisë gjinore nevojiten ndryshime thelbësore, jo angazhim deklarativ. Në zgjedhjet e fundit lokale (2021), nga 299 kandidatë për kryetar komune, 91,64 për qind ishin meshkuj dhe vetëm 8,36 për qind femra. Në listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave komunalë, 55 për qind ishin burra dhe 45 për qind gra. Partitë politike në fushatat e tyre zgjedhore premtojnë avancimin e barazisë gjinore, por në praktikë rrallë bëjnë përpjekje të dukshme për realizimin e premtimeve të tilla, shkruan Vërtetmatës.

Shkruan: Simona Atanasova

Zgjedhjet lokale përfunduan, ndërsa rezultatet tregojnë se vetëm 2.5% e pushteteve lokale do të drejtohen nga gra. Nga gjithsej 80 komuna dhe qyteti i Shkupit, vetëm dy do të kenë kryetare komunash. Pas tre dekadash pavarësie, Danela Arsovska është kryetarja e parë grua e Shkupit, ndërsa Zhaklina Jovanovska është kryetarja e vjetër- e re e komunës së Nagoriçanit të Vjetër. Kryetarë komunash meshkuj, ka 40 herë më shumë.

Kjo është shpërndarja më e keqe gjinore e mandateve për kryetar komune që nga zgjedhjet lokale të vitit 2009, kur asnjë grua nuk u zgjodh në këtë post. Në vitin 2013 kryetare komunash u zgjodhën 4 gra, ndërsa në vitin 2017 ishin 6 kryetare.

Në zgjedhjet e fundit lokale (2021), nga 299 kandidatë për kryetar komune, 91.64 për qind ishin meshkuj dhe vetëm 8.36 për qind femra. Në listat e kandidatëve për anëtarë të këshillave komunal, 55 për qind ishin meshkuj dhe 45 për qind femra.

Situata nuk ndryshon as në nivelin qendror – vetëm 20 për qind e ministrive të qeverisë udhëhiqen nga gratë, posti i zv.ministrit udhëhiqet nga 7 për qind gra, ndërsa e përbëjnë 25 për qind të postit të sekretarëve të shtetit.

Në përbërjen e fundit të Kuvendit, deputete janë 39 për qind e të zgjedhurve të popullit, pra 47 nga gjithsej 120 deputetë.

SHUMË PREMTIME PËR BARAZI GJINORE

Nga organizata joqeveritare “Reaktori” për “Vërtetmatësin” thonë se partitë politike në fushatat e tyre elektorale premtojnë avancimin e barazisë gjinore, por në praktikë rrallëherë bëjnë përpjekje të dukshme për realizimin e atyre premtimeve.

Niveli i ulët i kandidateve për kryetare komunash dhe kryetarve të zgjedhura, është reflektim i vullnetit dhe angazhimit të pamjaftueshëm politik të partive, por edhe dispozitave të Kodit Zgjedhor që nuk stimulojnë kuota për gjininë e më pak të përfaqësuar kur bëhet fjalë për listat zgjedhore për kryetarët e komunave. Sigurisht, këtu kanë ndikim edhe mundësitë financiare dhe kohore të grave për t’u vetënominuar dhe për të drejtuar një fushatë politike. Kjo situatë është vërtet shqetësuese, sidomos duke pasur parasysh se është situatë e vazhdueshme, gjegjësisht ky është rregulli, e jo përjashtimi në kuadër të zgjedhjeve lokale, duke parë gjatë historisë së vendit. Barazia gjinore duket se përdoret nga shumë parti si një shenjë për arritjen e “pikave” politike, por jo për ndryshim thelbësor drejt barazisë, mosdiskriminimit dhe promovimit të statusit të gruas në shoqëri.

Barazia gjinore në Maqedoninë e Veriut garantohet me Kushtetutë, e cila thotë se:

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të barabartë në liri dhe të drejta, pa marrë parasysh gjininë, racën, ngjyrën e lëkurës, origjinën kombëtare dhe shoqërore dhe besimet fetare, pronën dhe statusin shoqëror.

Përveç kësaj, Republika e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar disa konventa dhe direktiva që trajtojnë aspekte të ndryshme të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut dhe të grave. Midis tyre është Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, e njohur më mirë si Konventa e Stambollit, të cilën Maqedonia e Veriut e ka nënshkruar më 8 korrik 2011, e ka ratifikuar më 23 mars 2018 dhe ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2018.

STEROTIPET GJINORE EKZISTOJNË ENDE

Bashkimi Evropian ka një sërë direktivash në fushën e anti-diskriminimit dhe parandalimit të diskriminimit me bazë gjinore, dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat, përpiqet të harmonizojë legjislacionin e saj me atë të BE-së.

Raporti i fundit i Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, thotë se ka pasur një përmirësim në aspektet gjinore dhe të drejtat e grave, megjithëse gratë janë ndër kategoritë më të goditura nga pandemia.

Është bërë njëfarë progresi në lidhje me barazinë gjinore me harmonizimin e mëtejshëm ligjor me Konventën e Stambollit. Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhunën në Familje u miratua në janar, me të cilin vendoset riintegrimin sistematik i viktimave të dhunës. Ka pasur rritje të numrit të rasteve të dhunës në familje, me bazë gjinore ndaj grave gjatë pandemisë Covid-19. Stereotipet gjinore vazhdojnë dhe gratë në jetën publike janë veçanërisht të ndjeshme ndaj sulmeve përmes mediave sociale. Dy rastet e “Dhomës Publike”, ku shpërndaheshin foto eksplicite dhe informacione private të vajzave dhe grave, shkaktuan shqetësim publik dhe protesta civile kundër mungesës së veprimeve të menjëhershme të autoriteteve dhe treguan boshllëqe në kornizën ligjorethuhet në raportin e Komisionit Evropian.

Hendeku gjinor në tregun e punës në vitin 2020 është rritur me 22,7 pikë përqindje, për faktin se shumica e grave (krahasuar me burrat) janë përjashtuar nga tregu i punës këtë vit. Shkalla e punësimit për meshkujt (20-64 vjeç) në vitin 2020 ishte 68,9 për qind, dhe për femrat 49 për qind, duke rezultuar në një hendek të lartë gjinor në punësim prej 19,9 pikë përqindje.

Nga “Reaktor” besojnë se shteti duhet të bëjë përpjekje për të avancuar barazinë gjinore dhe se për të arritur këtë duhen shumë hapa dhe shumë punë. Prandaj, ata angazhohen për mungesë prindërore me amendamente në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, duke ofruar kushte të barabarta dhe qasje në burime për gratë, siç janë ndarja e përkujdesjes për shtëpinë, fëmijët dhe të moshuarit, por edhe infrastrukturë që do të ofrojë kujdes të përballueshëm dhe profesional për fëmijët dhe të moshuarit në mënyrë që gratë të angazhohen në karrierën e tyre.

Nevojiten masa specifike për të rritur aktivitetin e grave në tregun e punës; Ligji i ri për Barazinë Gjinore duhet të miratohet urgjentisht në mënyrë që të rritet kompetenca dhe llogaridhënia e institucioneve si dhe Ligji për mbrojtjen nga ngacmimet në vendin e punës, duke pasur parasysh se gratë janë të prekura në mënyrë disproporcionale nga ky problem. Nevojiten aktivitete, masa urgjente dhe serioze për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës, me bazë gjinore dhe dhunës ndaj grave. Gjithashtu nevojiten masa për përfshirje më të madhe të grave në jetën politike. Pjesë integrale është edukimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve, sa më shpejt aq më mirë, përfshirë edhe edukimin gjithëpërfshirës seksualshtojnë nga “Reaktor”.

Nga Platforma për barazi gjinore, e cila përbëhet nga organizata të shoqërisë civile që punojnë për promovimin e barazisë gjinore, thonë se angazhimet deklarative në fakt nuk e avancojnë barazinë gjinore.

Vetëm me hapa praktikë mund të shohim ndryshime thelbësore dhe përmirësime në barazinë gjinore në sferat ekonomike, sociale, politike dhe në të gjitha sferat e tjera të shoqërisë, theksojnë ata.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button