Kuvajti planifikon amnistimin e disidentëve politikë

Qeveria e Kuvajtit ka miratuar projekt-dekretet për të amnistuar disidentët politikë. Ligjvënësit e opozitës e kishin vënë si kusht amnistinë për t’i dhënë fund bllokimit disa muajsh të punës së legjislativit.

“Kabineti miratoi projekt-dekretet e nevojshme për t’ia dorëzuar Emirit”, tha Qeveria më 7 nëntor, transmeton REL.

Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Sabah urdhëroi kryetarin e parlamentit, kryeministrin dhe kreun e Këshillit Suprem Gjyqësor të bëjnë rekomandimet për kushtet e amnistisë para se ajo të shndërrohej në dekret.

Një javë më parë këto institucione kishin paraqitur një “raport paraprak” që përcaktonte kushtet e amnistisë së planifikuar.

Zyra e Emirit, përmes një deklarate tha se amnistia do të përfshinte “disa kuvajtian të dënuar në rastet e kaluara”, megjithëse nuk dha detaje.

Disidentët në mërgim përfshijnë ish-ligjvënës që morën pjesë në një sulm në Parlament në vitin 2011 mbi korrupsionin dhe keqmenaxhimin e supozuar të Qeverisë. Dekreti mund të amnistojë edhe disa kuvajtianë që u burgosën pasi kritikuan hapur Emirin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button