RMV, u lëshuan me qira hapësirat dhe instrumentet e Filarmonisë, edhe pse nuk parashikohet me ligj

Në bazë të revizionit të kryer nga Enti Shtetëror i Revizionit në Institucionin Kombëtar Filarmonisë së RMV-së, theksohet që ky institucion ka dhënë shumë bileta falas dhe ka lëshuar objekte dhe instrumente me qira, përkundër se nuk është ligjore, transmeton Portalb.mk.

“Realizimi i të ardhurave në bazë të lëshimit me qira të hapësirës dhe instrumenteve me qira, edhe pse në aktet ligjore dhe nënligjore nuk parashikohet si burim financimi për Institucionin Kombëtar”, theksojnë nga Enti.

Enti rekomandoi që të sigurohet bazë ligjore e përshtatshme për lëshimin me qira të hapësirës dhe instrumenteve me qira.

“Dobësi në pjesën e mënyrës së llogaritjes së çmimit të lartë të biletave të koncerteve të organizuara nga I.K. dhe sistem i pavendosur për detyrimet me bileta si dhe lëshimi falas i biletave në përqindje të konsiderueshme nga totali i biletave të shitura”, vlerësojnë nga Enti, duke rekomanduar që të përgatitet një metodologji e qartë për përcaktimin e sasisë së çmimit të biletave dhe lëshimin e biletave falas.

Këto përfundime janë në kuadër të Revizionit për raportin financiar për të hyrat e realizuara për vitin 2020, ashtu që ‘është shprehur mendim i pavolitshëm në lidhje me të vërtetën dhe objektivitetin e treguar të rezultateve dhe gjendjes financiare”.

Në raportin e Revizionit gjithashtu rekomandohet: përmirësim i transparencës gjatë realizimit të punësimeve të reja; regjistrimi i plotë i pajisjeve dhe përmirësim i nivelit të konkurrencës gjatë realizimit të blerjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button