U arrestuan dy persona për vjedhje të rrymës elektrike në Maqedoninë e Veriut, po prodhonin kriptovaluta

Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë kryerjes së një bastisjes, sot ka arrestuar dy persona për vjedhje të rrymës elektrike, duke paralajmëruar kallëzim ndaj tyre, transmeton Portalb.mk.

Bastisjet e shtëpive dhe pjesëve ndihmëse, si dhe arrestimet janë bërë me urdhër gjyqësor, nën dyshimin për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Vjedhja e rrymës është konstatuar nga përfaqësuesit e EVN-së.

Raportohet që bastisja është kryer në shtëpinë e 67 vjeçari S.T. dhe në dy shtëpitë e 63 vjeçarit M.Z. Gjatë bastisjes është gjetur arme dhe pajisje të ndryshme për prodhimin e kriptovalutave (16 riga me 99 kartela grafiku dhe një majner), përmes së cilave është kryer vjedhja e rrymës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button