E rrallë në Premier League, trajneri u shkarkua pak çaste pas fitores së parë

Futbolli është i çuditshëm dhe i paparashikueshëm, teksa jemi mësuar edhe me vendime të tilla në lojën më të bukur në planet, raporton SS. Kështu ka ndodhur sot në Premier League. Norwich, pjesë e të cilëve është Milot Rashica, siguroi fitoren e parë sezonale në kampionat.

“Kanarinat” triumfuan 1-2 në fushën e Brentford. Edhe pse më në fund erdhën tre pikët në javën e 11-të, kjo nuk ka mjaftuar për drejtuesit e klubit.

Me anë të një vendimi surprizues pak çaste pas fitores, Norwich bërë të ditur shkarkimin e trajnerit gjerman Daniel Farke, i cili qëndronte në stol prej verës së vitit 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button