Gjykata rrëzoi urdhrin e Biden për vaksinimin

Një gjykatë apeli në SHBA ka pezulluar përkohësisht planin e Presidentit Joe Biden për të vaksinuar punonjësit e bizneseve, raporton EN. Ligji kërkon që punonjësit e kompanive private me më shumë se 100 të punësuar duhet të vaksinohen plotësisht kundër COVID-19 ose të testohen çdo javë.

Por gjykata gjeti shkelje statutore dhe kushtetuese në dhënien e këtij urdhri që pritet të nisë zbatimin në janar 2022. Vendimi i gjykatës pezullon urdhrin dhe i është lënë kohë administratës së Biden deri të hënën për t’u përgjigjur.

Deri tani vendimi është kundërshtuar nga guvernatorët në Texas, Louisiana, Mississippi, Karolinën e Veriut dhe Utah si dhe kompani private dhe grupe të besimeve fetare, të cilët kanë ndërmarrë dhe hapa ligjorë dhe akuzojnë Biden për tejkalim të autoritetit.

Nëse urdhri do të rrëzohet, kjo do të jetë një humbje e madhe për administratën e Biden që kërkon të rrisë përqindjen e të vaksinuarve në vend.

Vendimi parashikon që punonjësit e kompanive të mëdha duhet të jenë të vaksinuar plotësisht deri më 4 janar 2022. Deri tani në SHBA është vaksinuar plotësisht rreth 58% e popullsisë ose 192 milionë persona kurse një dozë kanë marrë të paktën 222 milionë njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button