Për një ditë u dënuan 133 shoferë vetëm në Shkup

Policia e Maqedonisë së Veriut ka dënuar 133 shoferë në territorin e Shkupit për shkelje të rregullave të komunikacionit gjatë ngasjes së veturës, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që 63 e dënimeve janë për tejkalim të shpejtësisë, nëntë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, derisa tre tjera për tejkalim të semaforit në ngjyrë të kuqe.

Policia ka regjistruar edhe raste si ngasja e veturës pa leje dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button