Kriza energjetike dhe Ballkani

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se vendi është prekur nga kriza energjetike ashtu njëjtë siç është pjesa dërmuese e Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Kryesisht, sektori i energjisë në shtetet e BE-së është i varur nga gazi rus ku prodhimi i saj është nën mbikëqyrjen e Rusisë. Përveç kësaj, Rusia ka në dorë tashmë një pjesë të Evropës dhe të Ballkanit, duke e keqpërdorur krizën energjetike për interesat e saja gjeo-ekonomike e deri diku politike. Në këtë grup bënë pjesë edhe Maqedonia e Veriut dhe tërë Ballkani Perëndimor ku kriza pritet të shpërthejë me pasoja të reduktimit të energjisë ose të shtrenjtimit. Aktualisht, shtetet e Ballkani kanë dy opsione: e para të vazhdojmë të varen nga gazi nga jashtë dhe të menaxhojnë stinën e ftohtë të dimrit me rezervat -reduktimet dhe e dyta të përdorin apo bien nën ndikimin e politikave energjetike ruse.

Çka më tej? Qeveritë e rajonit urgjentisht në vitet që vinë duhet të punojnë në sigurimin e lehtë të lëndëve të para, dhe atyre alternative duke filluar nga shfrytëzimi i energjisë diellore si forma për t’i ikur përdorimit të burimeve tradicionale ku shtetet e fuqishme i përdorin si levë ekonomike dhe politike për kërcënime dhe për të ndryshuar vendimmarrjet politike të shteteve të brishta dhe atyre të varur nga gazi i huaj apo energjia e jashtme.

Përderisa pritet shtrenjtimi i energjisë, qeveritë dhe Komisionet e rregullimit, në mungesë të rezervave apo blerjes së energjisë më lirë, do të detyrohen të aktivizojnë masat e njoftuara më herët ose ndryshe i quajtur si varianti “më i mirë” nga ai i reduktimit të energjisë gjatë stinës së dimrit.

Prodhimi i energjisë me qymyr tashmë duket se po nxjerr telashe për shtetet që në mungesë të centraleve atomike, detyrohen të përdorin qymyrin për vënien në përdorim të termoelektranave që në fakt e dëmtojnë ambientin jetësorë dhe atmosferën. Për energjinë, gazifikimin dhe fitimin e energjisë me anë të turbinave dhe mjeteve tjera bashkëkohore kemi shkruar më herët, por tani me rëndësi është që vendet e rajonit të të përqendrohen në projekte serioze të shfrytëzimit burimeve alternative për shkak se bota po ndryshon dhe lëshimi i pakontrolluar i gazrave ka krijuar efektet e veta. Përveç kësaj duhet thënë se kriza energjetike në BE, Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor do të shfrytëzohet mirë këtë dimër dhe në vitin 2022 nga qeveria ruse. Dhe shumë zhvillime politike do të varen nga menaxhimi apo jo i mirë i energjisë gjatë 2021-22. Gjendja e re e do të shkojë në dëm të qytetarëve dhe sigurisht kjo në fund do të ketë një kosto që do të pasohet me pakënaqësi tek banorët e prekur nga çmimi dhe faturat e larta. Qeveria e MV-së njëjtë si ato të shteteve fqinjë nuk kanë shumë opsione.

Kriza do të ketë pasoja të drejtpërdrejta në ekonomitë e WB-6 dhe sektorin energjetik aty ku aktorët e huaj gjeopolitik janë të fokusuar. Sfidat e këtij dimri të vështirë për rajonin do të jenë një mësim për WB-6 qeveritë, nevojës për kërkime të burimeve alternative, të blerjes së lëndës nga shtetet aleate të Ballkanit Perëndimor ose shkuarjes drejt shfrytëzimit të gazit rus. Në fund Ballkani gjatë kësaj krize nuk ka shumë zgjidhje. A do të jetë BE, SHBA apo një union tjetër, duhet parë se si kriza aktuale do të ndryshojë apo jo planet qeveritare dhe natyrisht politikat e jashtme të WB-6.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button