Dalje nga NATO, tërheqje të njohjes së Kosovës: Për çka angazhohet “E Majta”, një nga partnerët e “shumicën së re”

Tre partitë nga blloku shqiptar të cilat, në përbërjen e kaluar të parlamentit, megjithëse në opozitë, asistuan në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, tani janë shumë afër koalicionit me një parti e cila mendon të anulojë Marrëveshjen e cila e hapi rrugën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërkaq angazhohet edhe për tërheqjen e njohjes së Kosovës…

Anulim i “Marrëveshjes së Prespës” me Greqinë dhe revidim i “Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë”, ngritje të marrëdhënieve bilaterale me RP të Kinës në nivel të partneritetit strategjik dhe anulim të njohjes së Kosovës dhe të Izraelit dhe të Koresë Jugore, dalje prej NATO-s dhe tërheqje e të gjitha forcave të sigurisë nga misionet e huaja ushtarake që nuk kanë mandat nga KB, si dhe rinovim të kontakteve me Lëvizjen e të Palidhurve…

Këto janë pjesë e përcaktimeve programore të së Majtës, në bazë të cilave partia fitoi dy mandate deputetësh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vitin e kaluar, kurse tani pretendon të jetë pjesë e shumicës parlamentare, që dje e paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski. Shumicës së re, e cila paralajmëron votim të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Zoran Zaevit, i janë bashkëngjitur edhe tre partitë nga blloku politik shqiptar: Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa deri tani opozitare, si dhe Lëvizja Besa që deri dje ishte pjesë e shumicës parlamentare si partner koalicioni i LSDM-së, shkruan 360 Gradë, transmeton Portalb.mk.

Partitë nga blloku shqiptar, të cilat në përbërjen e mëparshme parlamentare, megjithëse në opozitë, ndihmuan për implementimin e Marrëveshjes së Prespës, përkatësisht për miratimin e amendamenteve kushtetuese që rezultuan nga ajo, tani janë shumë afër koalicionit me një parti e cila, mendon për anulim të Marrëveshjes e cila e hapi rrugën për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Edhe pse shkurt pas rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale, nga E Majta sqaronin që kanë lidhur “vetëm koalicion me popullin dhe me qytetarët” dhe prandaj refuzojnë çfarëdo koalicioni formal me cilin do subjekt tjetër politik – qoftë nga pushteti apo nga opozita, veç më ditën e ardhshme kishte njoftim që partia e Dimitar Apasiev dhe ajo e Hristijan Mickovskit planifikojnë t’i bashkojnë forcat me Aleancën për Shqiptarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit.

Mosmarrëveshjet e kaluara mes të Majtës dhe VMRO-DPMNE nuk ishin pengesë as për Apasiev as për Mickovskin të ulen mbrëmë në tryezë të njëjtë në Kuvend, bashkë me Arben Taravarin nga Aleanca, Afrim Gashin nga Alternativa dhe Arijanit Hoxha nga Besa, për marrëveshje për votim të mocionit për mosbesim ndaj qeverisë së LSDM-së dhe të BDI-së.

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës Gostivar, Arben Taravari këtë javë, në më tepër paraqitje televizive tha që kushti për shumicën e re është respektimi i Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq, siç thotë ai, lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski nuk ka problem me këtë.

Ai thekson që emri kushtetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të respektohet dhe rreth kësaj nuk ka dilema, pavarësisht qëndrimit të tij personal.

Nga LSDM-ja, dje vonë në mbrëmje vlerësuan që në mesin e deputetëve të partive politike të cilat paralajmërojnë shumicë të re ka mbështetës të ardhmërisë euroatlantike të Maqedonisë së Veriut, të cilët, siç thuhet, nuk dëshirojnë pakt “me nazistët dhe fashistët e së Majtës”.

“Ka në mesin e atyre deputetëve, njerëz të cilët nuk duan të futen në pakt me nazistët dhe fashistët nga e Majta, e cila, haptas është kundër NATO-s. U bëjmë thirrje për bashkëpunim dhe me përgjegjësi të ndalen në anën e opsionit demokratik. U bëjmë thirrje të gjithë forcave demokratike që dëshirojnë vazhdimin e rrugës së vërtetë, rrugës së përparimit, të integrimeve në BE, të drejtësisë dhe progresit ekonomik, të mos lejojnë të lënë vulë të përhershme me votën e tyre, e të përmenden si deputetë dhe persona të cilët kanë sjellë konteste të reja me fqinjët, kthim mbrapsht në rrugën drejt BE-së, konflikte të reja ndëretnike”, thonë nga LSDM.

Kujtojmë se vendi u fut në krizë politike, pasi lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev më 31 tetor, paralajmëroi dorëheqje nga dy këto pozita, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale. Megjithatë, Zaev tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi shumica parlamentare është stabile.  Por, Lëvizja Besa ndryshoi qëndrim, pas vendimi që të përsëriten zgjedhjet në njërin prej vendvotimeve në Komunën e Zhelinës, ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, është bërë shkak që kjo parti të shqyrtojë qëndrimin e saj në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button