LSDM: Mickoski konfirmoi se i intereson vetëm qeverisja, nuk ka ide politike, nuk ka vlera, nuk ka platformë për veprim

Hristijan Mickoski konfirmoi se i intereson vetëm qeverisja, me çdo kusht dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë ide politike, nuk ka vlera, nuk ka platformë, thuhet në kumtesën e LSDM-së, transmeton Portab.mk.

“Sot populli dëgjoi nga Mickoski se qëllimi i tij ishte rrëzimi i Qeverisë me një parti politike që është pjesë e pushtetit aktual – BESA, se do ta çonte vendin përpara por me partnerin anti-NATO dhe koalicionin antiamerikan – të majtën. Në takimin e radhës në tavolinën e koalicionit të ri, mbetet të vendosen fotot e Orce Kamçevit, Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit dhe të thuhet se së bashku do ta zbardhin krimin e VMRO-DPMNE-së. Ata që penguan të gjitha proceset progresive, integrimin në NATO dhe BE, rritja e pagave nuk mund të jenë opsion për të ardhmen”, thuhet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, konflikti i parimeve, konflikti i pikëpamjeve, konflikti i politikave dhe konflikti i vlerave të të gjitha këtyre subjekteve politike të përmendura nga Mickoski nuk mund të japin asgjë për interesin e qytetarëve, as për interesat kombëtare të shtetit.

“Do të shohim këto ditë nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, anti Prespë, anti-NATO dhe anti-BE, nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë është në anën e qytetarëve, në anën e interesit kombëtar dhe të përparimit të vendit. U bëjmë thirrje të gjitha forcave demokratike progresiste dhe të gjithë deputetëve që janë për të ardhmen evropiane të vendit tonë, për drejtësi dhe progres ekonomik, të bashkëpunojnë dhe të qëndrojnë me përgjegjësi në krah të opsionit demokratik”, thuhet më tej në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button