Mickoski: Nëse nuk formoj qeveri, do të kërkojmë zgjedhje të shpejta parlamentare

Këto zgjedhje nënkuptonin referendum për këtë qeveri dhe politikat e saj. Zaev duhet të bjerë sepse i tradhtoi pritjet e popullit, ai qeveris me mashtrime dhe pazare, tha lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për media, transmeton Portalb.mk.

“VMRO DPMNE hyn me guxim dhe në anën e popullit, prandaj pas zgjedhjeve fillova të mbledh shumicën parlamenare. Blloku i përbashkët në mes VMRO, Aleancës për Shqiptarët – Alternativa, E majta dhe Lëvizja Besa, është koalicion kundër krimit qeveritar. Presim që shumica të rritet. Do tl mundohem të formoj qeveri vetëm nëse jam i sigurt që ajo qeveri do të ketë kredibilitet serioz. Nëse nuk arrihet qëllimi dhe nuk arrij të kem efikasitet të plotë qeveritar, më mbetet të kërkoj zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, që populli të vendos për të ardhmen e tyre”, tha Mickoski.

Ai nuk ka dashur të komentojë statusin në rrjetin social Facebook të Apasiev nga e majta i cili ka shkruar se nuk do të jetë pjesë e qeverisë me VMRO DPMNE-në, por me nënshkrimet e tyre vetëm ndihmojnë në rënien e qeverisë së Zaevit.

Mickoski tha se pret që Zaev të japë dorëheqje në Kuvend të hënën dhe nëse nuk dorëzohet do të aktivizojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button