LSDM: Do të shohim a do të zgjidhet qeveri e re antidemokratike, kundër NATO dhe BE

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) përmes një kumtese ka reaguar në lidhje me informatën se lideri i opozitës së VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka shumicë të re parlamentare me disa parti, shkruan Portalb.mk.

“Ka deputetë që nuk duan të hyjnë në pakt me nazistët dhe fashistët e “Së majtës” e cila është hapur kundër NATO-s. Ne u bëjmë thirrje atyre të bashkëpunojnë dhe të mbajnë një qëndrim të përgjegjshëm në anën e opsionit demokratik. Nëse vërtet do të ketë një shumicë të re parlamentare, presim që ajo të konfirmohet përmes procedurave të duhura parlamentare dhe zgjedhjes eventuale të qeverisë së re. Do të thotë, do të shohim nëse do të zgjidhet një qeveri e re antidemokratike, antiPrespës, anti-NATO dhe kundër BE-së”, ka reaguar LSDM-ja.

“Shumica e re eventuale do të duhet të marrë përgjegjësinë për përballjen me pandeminë dhe krizën energjetike, përgjegjësinë për sfidat që pasojnë me integrimin evropian të vendit dhe miratimin e buxhetit për vitin 2022, që është më i përgjegjshmi për momentin. Këto ditë do të shohim nëse Mickoski ka kapacitet dhe përgjegjësi për këto hapa. LSDM është në anën e qytetarëve, në anën e interesit kombëtar dhe të përparimit të shtetit. LSDM nuk do të lejojë destabilizimin e vendit, anulimin e Marrëveshjes së Prespës, sherre të reja me fqinjët dhe anulimin e gjithçkaje që kemi arritur së bashku me qytetarët në katër vitet e fundit”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Ka reaguar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti duke thënë se nuk do të veprojnë me emocione dhe eufori.

Të premten mbrëma lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski së bashku me përfaqësuesit e partive Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa, E majta, Alternativa thanë se e kanë krijuar shumicën e re parlamentare në RMV.

Në deklaratë për mediat të bërë pas mbledhjes, Mickoski tha se presin dorëheqjen e Zoran Zaevit dhe nëse ajo nuk ndodhë, atëherë do të ngritin procedurë me të cilën do të votojmë mosbesim të Qeverisë. I pyetur nëse do të ketë Qeveri të re, apo zgjedhje të shpejta parlamentare siç kërkonte ditëve të fundit, ai tha:

“Të gjithë opsionet janë në lojë. Në atë konferencë unë përmenda se kemi dy opsione. Njëri opsion është të konsolidohet opozita dhe të kemi shumicë që do të votojë mosbesim të Qeverisë nëse Zoran Zaev taktizon me dorëheqjen dhe e opsioni i dytë është të shkojmë në zgjedhje të shpejta parlamentare”, tha Mickoski.

Kujtojmë se vendi u fut në krizë politike, pasi lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev më 31 tetor, paralajmëroi dorëheqje nga dy këto pozita, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale. Megjithatë, Zaev tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi shumica parlamentare është stabile.  Por, Lëvijza Besa ndryshoi qëndrim, pas vendimi që të përsëriten zgjedhjet në njërin prej vendvotimeve në Komunën e Zhelinës, ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa, është bërë shkak që kjo parti të shqyrtojë qëndrimin e saj në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button