Dehari e mori mandati për kryetar komune – kush do ta ketë këshillin, BDI – LSDM apo VMRO me partitë opozitare?

Fatmir Dehari edhe zyrtarisht mori mandatin për kryetar të komunës për 4 vitet e ardhshme. Ai premtoi se, për një vit do të investojë 20 milionë euro investime kapitale., transmeton Portalb.mk.

“Me këtë rast, po ua jap lajmin e mirë se prej sot deri në vitin 2022, me buxhet të ri do të fillojnë të realizohen në komunën tonë rreth 20 milionë euro investime kapitale”, theksoi Fatmir Dehari.

Mandatin për këshilltarë në Komunën e Kërçovës sot e morën këshilltarë e të gjitha partive që fituan në zgjedhje. Në partinë për mandat janë paraqitur vetëm 8 këshilltarë të BDI-së, 3 të LSDM-së dhe një këshilltar nga Lëvizja të vendosur për ndryshime.

Ende nuk dihet në këtë përbërje prej 23 këshilltarëve kush do të ketë shumicën. Këshilltarët që u paraqitën në komunë për marrjen e mandatin, thanë se i kanë përafruar qëndrimet në negociata.

“Natyrisht këto ditë janë edhe ka fundi negociatat për formim të shumicës në Komunën e Kërçovës”, theksoi Gazmend Jusufi.

7 këshilltarë të VMRO –së, 1 nga ASH dhe 3 këshilltarë të pavarur nuk pranuan të marrin mandatin në komunë, por në hapësirat e Komisionit Komunal Zgjedhor.

Mendoj se është herët të flitet për kombinime të mundshme. Unë në këshillin komunal do ta përfaqësoj zërin e qytetarëve”, tha Abdulla Sejdini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button