RMV, teknologjia e kapjes dhe ruajtjes së karbonit është thelbësore që industritë të arrijnë qëllimet e tyre klimatike

Industritë, për prodhimtari të çimentos, hekurit dhe çelikut e deri te minierat, po krijojnë plane për të kufizuar dhe reduktuar emetimet e gazrave serë, shumë prej të cilave varen nga teknologjia e kapjes dhe ruajtjes së karbonit, që është ende në zhvillim, shkruan “Reuters”, raporton Meta.mk.

Ka dy mënyra kryesore për kapjen dhe ruajtjen e karbonit – njëra është përmes një teknologjie të quajtur “Carbon Capture and Storage (CCS)”, e cila nënkupton kapje fizike të emetimeve të dyoksidit të karbonit nga proceset industriale, i cili më pas transportohet me tubacion në vendin ku është prodhuar dhe ruajtur thellë nën tokë në formacione gjeologjike si shkëmbinj dhe gurë. Metoda e dytë është “kapja e drejtpërdrejtë përmes ajrit”, një metodë që largon dyoksidin e karbonit nga atmosfera përmes reaksioneve kimike, në mënyrë që kur ajri lëviz mbi këto kimikate, ato reagojnë në mënyrë selektive dhe e mënjanojnë CO2, duke lejuar njëkohësisht që komponentët tjerë të ajrit të lëvizin lirshëm.

Këto teknologji, megjithatë, nuk janë ende në dispozicion të gjerë dhe janë shumë të shtrenjta.

Sipas institutit australian “Global CCS”, kapaciteti i projekteve CCS është rritur me 48% – nga 75 milionë tonelata dyoksid karboni në vit në fund të 2020 në 111 milionë tonelata në vit në shtator të këtij viti. Disa grupe shohin nevojën për depozitimin e miliarda tonelatave të dyoksid karbonit nga mesi i këtij shekulli.

“Reuters” shpjegon se si katër industritë kryesore që janë emetuesit kryesorë të dyoksidit të karbonit përdorin teknologjinë CCS.

Çimento dhe beton

Prodhimi i çimentos dhe betonit përbën rreth 8 për qind të emetimeve globale të CO2. Furrat masive që ngrohin lëndët e para për të bërë klinkerin, një nga komponentët kryesorë të çimentos, janë përgjegjëse për shumicën e emetimeve.

Shoqata Globale për çimento dhe beton publikoi kohët e fundit një “udhërrëfyes” se si të arrihet deri te zero neto e çimentos deri në vitin 2050 dhe premtoi 10 fabrika për thithje të karbonit deri në vitin 2030.

Prodhuesi më i madh i çimentos në Amerikën e Veriut Cemex, Holcim AG i Zvicrës dhe HeidelbergCement i Gjermanisë janë duke punuar në projekte të tilla.

Hekur dhe çelik

Procesi i prodhimit të hekurit dhe çelikut është intensiv në aspekt të përdorimit të energjisë dhe karbonit për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile, si qymyri, për të furnizuar furrat, dhe prodhimi i tyre është rritur vitet e fundit.

Sipas Shoqatës Botërore të Çelikut, për të arritur objektivat e emetimeve, duhet të kapet 75 për qind e dyoksidit të karbonit të prodhuar nga ky sektor në nivel global. Kjo do të thotë që çdo vit nga viti 2030 deri në vitin 2070 duhet të ndërtohen 14 fabrika çeliku që përdorin teknologjinë CSS. Aktualisht, ekziston vetëm një fabrikë e madhe hekuri dhe çeliku në botë që e përdor këtë teknologji.

ArcelorMittal, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në botë, ka nënshkruar një Memorandum mirëkuptimi me kompaninë franceze të gazit industrial “Air Liquide” për të zhvilluar teknologjitë e kapjes së karbonit për të prodhuar çelik me më pak karbon në fabrikat e saj në qytetin francez të Dankerk.

Vaj dhe gaz

Deri vonë, kapja e karbonit nga lëndët djegëse fosile dhe injektimi i tij nën tokë nënkuptonte gjithashtu nxjerrjen e më shumë naftë nga puset e vjetra. Ka disa propozime për ndërtimin e qendrave CCS, por vetëm një pjesë e vogël e tyre e kanë tejkaluar fazën e zhvillimit, shpjegon Reuters.

Shumë kompani të mëdha energjetike sot përfshijnë teknologjinë CCS në planet e tyre të reduktimit të emetimeve, por mungesa e tregjeve të tregtimit të karbonit ose stimujve tatimorë për ta bërë investimin të vlefshëm po e pengon zhvillimin e kësaj teknologjie në SHBA.

“Occidental Petroleum” aktualisht është duke punuar në një projekt kapje të drejtpërdrejt të karbonit nga ajri (Direct Air Capture-DIC) me kompaninë private Rusheen Capital Management. Me këtë teknologji, rreth 1 milion tonelata metrike CO2 duhet të nxirren nga ajri çdo vit, duke përdorur ventilatorë dhe reaksione kimike.

Ndërkohë, “Chevron” tha se planifikon të përdorë teknologjitë e kapjes dhe neutralizimit të karbonit për të reduktuar emetimet e funksionimit në zero deri në vitin 2050, me plane për të depozituar rreth 25 milionë tonelata dyoksid karboni në vit.

Xhetaria

Pjesë të industrisë minerare e shohin ruajtjen e karbonit si mënyrë për të reduktuar emetimet nga termocentralet me qymyr, burimi kryesor i energjisë elektrike në Australi. Disa kompani minerare po studiojnë madje mënyra për të zëvendësuar gazin natyror me hidrogjen, i cili nuk prodhon emetime të dyoksidit të karbonit gjatë djegies.

Këshilli Australian i Mineraleve e ka quajtur prodhimin e hidrogjenit dhe teknologjinë CCS “teknologji kritike” për një vend që 65 për qind të energjisë elektrike e ka nga qymyri. Qymyri i gazifikuar mund të përdoret edhe për të prodhuar hidrogjen.

“Rio Tinto Ltd”, një nga kompanitë më të mëdha të minierave në botë, njoftoi në tetor se do të investonte 4 milionë dollarë në kompaninë private “Carbon Capture”, e cila po zhvillon teknologjinë për të thithur dyoksidin e karbonit nga atmosfera dhe për ta depozituar atë përgjithmonë në shkëmbinj, shkruan Reuters.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button