Pjesë e Serisë B, gardiani shqiptar rrëfen emocionet e takimit me Buffon

Elhan Kastrati, prej këtij sezoni është bërë pjesë e Cittadellës në Serinë B italiane, teksa gardiani shqiptar është një titullar fiks i kësaj skuadre dhe pretendon ngjitjen në elitë, raporton SS.

Së fundmi, Kastrati ka përjetuar një emocion të veçantë duke qenë se më datë 28 tetor, Cittadella e Kastratit priti në shtëpi Parmën e Bufon me miqtë që triumfuan me rezultatin 1-2.

Por, zhgënjimin e humbjes së ndeshjes, Kastrati duket se e ka kaluar me faktin e të takuarit së një legjende si Buffon. Së fundmi, në mediat italiane, 24-vjeçari shqiptar ka folur për përshëndetjen e afërt me ishin e Juventus, ndërsa tregon se ia ka dalë t’i marrë edhe fanellën.

“Isha në dalje të fushës dhe ai erdhi i pari për të më përshëndetur. Më emocionon të luaj kundër tij, është një mit. E kam parë gjithnjë nëpërmjet televisionit, imagjinojeni si ishte të ndaja fushën me të. Në fund isha i joshur për t’i kërkuar fanellën, por më humbi dhe ai u fut në dhomat e zhveshjes.

Por, në një moment, magazinieri i Parmës më pyeti nëse doja të shkëmbeja fanellën me Buffon. Shkova menjëherë te ai për t’i çuar fanellën dhe biseduam për pak. Ishte shumë bukur, një nga ato momente që do ta mbaj mend gjithnjë”, u shpreh Kastrati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button