Në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka rreth 300 padi kundër RMV-së për diskriminim

Mbi 300 padi për diskriminim nga ana e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut momentalisht shqyrtohen dhe presin epilog në Strasburg, tha sot kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Spano, duke mos konkretizuar për çfarë diskriminimi bëhet fjalë, njofton Portalb.mk.

“Ka rreth 300 raste në pritje, të cilët janë në relacion me Maqedoninë e Veriut. Nuk e kam numrin e saktë, por kemi raste për problemin që e përmendët”, tha Spano.

Në lidhje me moszbatimin e 16 aktgjykimeve për Bullgarinë në dobi të qytetarëve maqedonas, për të cilat Gjykata Evropiane ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut, Spano tha se vendet anëtare duhet që t’i respektojnë vendimet.

“Kur Gjykata për të Drejtat e Njeriut do të miratojë aktgjykim, aktgjykim obligues për vendin anëtar, ai vend me vetë atë që është nënshkrues i konventës ka miratuar vendim sovran se do t’u përmbahet aktgjykimeve të Gjykatës. Por, në thelb, mënyra sipas të cilës zbatohet në rastet individuale është ajo që Këshilli i Ministrave është ai që i monitoron zbatimin dhe jo Gjykata”, tha Spano.

Ndryshe, Spano sot ishte për vizitë zyrtare në Shkup dhe u takua me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq, por edhe me përfaqësues tjerë shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button