LSDM: Partia po riorganizohet, me Zaevin në dorëheqje është edhe e gjithë udhëheqësia

Udhëheqësia e LSDM-së sot ka pasur mbledhje në të cilën, kryetari në dorëheqje, Zoran Zaev, ka informuar për konsultimet dhe bisedimet me partnerët e koalicionit. Siç thonë, partia po riorganizohet dhe sot janë përcaktuar hapat e ardhshëm, por për ato do të informojnë javën e ardhshme, transmeton Portalb.mk.

“Së bashku me kryetarin Zoran Zaev, udhëheqësia po punon në zgjidhje dhe vendime me të cilat LSDM po riorganizohet me qëllimin e vetëm që të vazhdojë t’i shërbejë popullit të tij në nivelit më të lartë të mundshëm dhe gjithsesi të jetë parti udhëheqëse në shumicën parlamentare që ruan kursin reformues dhe progresive të vendit. Në mbledhjen e sotme të udhëheqësisë janë përcaktuar hapat e ardhshëm të partisë të cilat nga java e ardhshëm do të zbatohen nga java e ardhshme, për çka opinioni, qytetarët, do të informohen”, kumtuan nga LSDM.

Nga partia sqarojnë dhe se me dorëheqjen e Zaevit, në dorëheqje është edhe e gjithë udhëheqësia e LSDM-së.  Po ashtu, kujtojnë se partnerët aktual në pushtet kanë konfirmuar se shumica është stabile dhe se nevojitet qeveri do të përballet me krizat.

“Shumica parlamentare është përgjegjëse ndaj ardhmërisë së shtetit dhe popullit dhe në këtë drejtim janë bisedimet me të gjitha partnerët e koalicionit nga shumica parlamentare. Përfaqësues të të gjitha partive nga shumica parlamentare konfirmuan se shumica në Kuvend është stabile dhe shprehën mbështetje për qeverinë e kësaj shumice parlamentare”, thanë nga LSDM.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i LSDM-së në pushtet të dielen më 31 tetor pas disfatës së partisë në zgjedhjet lokale në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së qendrave të votimit tha se po jep dorëheqje nga të dyja funksionet.

Ndërsa, edhe kryetari i Këshillit Mbikëqyrës të LSDM-së, Goran Sugareski njoftoi sot se ka dhënë dorëheqje nga posti partiak për shkak të rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button