Me foto të vjetër shpërndahen dezinformata për përdhosjen e monumentit të fëmijëve refugjatë

Postimi që e recensojmë, i cili i referohet një njoftimi të Todor Petrovit në Facebook, dezinformon opinionin përmes një fotografie të vjetër. Nëse shkoni në profilin e Petrovit në Facebook, do të shihni se një ditë pasi kishte reaguar për kontejnerët dhe “përdhosjen e monumentit”, ai postoi foto se kontejnerët me mbeturina ishin hequr. Por nëse i shikoni mirë të dy fotot, do të vini re se trotuari përballë monumentit nuk është i njëjtë. Trotuari në foto ku shihen kontejnerët është ai i para rinovimit të Kejit, pra është i bardhë. Në fotot ku janë hequr kontejnerët përballë monumentit, trotuari është i kuq, shkkruan Vërtetmatësi. 

Një postim në Facebook shpërndan dezinformata se është përdhosur monumenti i 28.000 fëmijëve të përndjekur dhunshëm të moshës 2 deri në 14 vjeç nga pjesa e Egjeut e Maqedonisë, e cila gjendet në Kejin “13 Nëntori” afër Vardarit pranë hotelit “Holiday Inn”. Sipas postimit, pranë monumentit janë vendosur kontejnerë plehrash. Kontrolli ynë konfirmoi se bëhet fjalë për dezinformatë.

Postimi gjithashtu shpërndan një artikull me titull “PËRDHOSJE NË SHKUP: Kontejnerët me mbeturina pranë monumentit të 28,000 fëmijëve të persekutuar dhunshëm të moshës 2 deri në 14 vjeç nga pjesa e Egjeut e Maqedonisë“.

Lidhja e shoqatës maqedonase dhe fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë – MAKEDON (Aleanca MAKEDON) dhe Kongresi Botëror Maqedonas (KBM) dënojnë ashpër papërgjegjshmërinë e kryetarit të Shkupit dhe kryetarit të Komunës Qendër, të cilët vendosën kontejnerë mbeturinash përballë Monumentit të fëmijëve refugjatë nga pjesa e Egjeut të Maqedonisë gjatë Luftës Civile në Greqi 1946-1949, i cili ndodhet pranë hotelit “Holiday Inn” në kejin e lumit Vardar!. Kjo theksohet në reagimin për përdhosjen e përmendores në Shkup, të cilin e ka bërë të ditur kryetari i KBM-së, Todor Petrov në profilin zyrtar në Facebookthuhet në tekst.

Në tekst është publikuar reagimi në Facebook i Todor Petrov, kryetar i KBM-së, ku është shoqëruar me fotografi nga monumenti para të cilit shihen kontejnerët e mbeturinave.

Por, nëse shkoni në profilin e Petrovit në Facebook, do të shihni se një ditë pasi Petrov reagoi për kontejnerët dhe “përdhosjen e monumentit”, më pas ka postuar foto duke u thënë ndjekësve të tij në Facebook se kontejnerët me mbeturina ishin hequr.

Por, fotografia me kontejnerë dhe ajo pa kontejnerë, zbulon se bëhet fjalë për dezinformatë. Nëse i shikoni mirë të dyja fotot, do të vini re se trotuari përballë monumentit nuk është i njëjtë. Domethënë, trotuari në foto ku shihen kontejnerët është ai i para rinovimit të Kejit, pra është i bardhë. Në fotot ku janë hequr kontejnerët përballë monumentit, trotuari është i kuq. Është e pamundur të ndryshosh trotuarin në Kej brenda një dite.

Qyteti i Shkupit, kur filloi me rindërtimin e Kejit (në prill të këtij viti), njoftoi se ai do të marrë pamje krejtësisht të re dhe se do të marrë pllaka të reja me nuancë të kuqe.

Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se postimi që po recensojmë, dezinformon publikun përmes një fotografie të vjetër. Prandaj postimin e shënojmë si të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button