Amy Hennig autore e re e videolojës “Marvel”

Gjatë podcast-it të fundit FatMan Beyond të organizuar nga Kevin Smith dhe Marc Bernardin, u konfirmua se po punohet në videolojën e ardhshme të Amy Hennig me temën me superheronjë e njohur më të universit “Marvel”. Kjo lojë do të jetë aksion-aventure “blockbuster” e drejtuar nga Skydance New Media, një krah i ri i kompanisë filmike Skydance Media, shkruan PC Gamer, transmeton Portalb.

Bernardin, producenti i Star Trek, nuk zbuloi ndonjë detaj specifik rreth projektit, por Kevin Smith na zbuloi disa detaje rreth asaj se ku bazohet kjo lojë.

“Gjatë pandemisë unë punoja me një grua të quajtur Amy Hennig, e cila krijon dhe shkruan lojëra. Ajo është një lider në lojërat Uncharted. Loja për të cilën kemi punuar është në partneritet me Marvel. Kjo është gjithçka që mund të them për këtë pjesë.” tha Bernardin.

Është e paqartë nëse Bernardi është i vetmi autor në lojë, por, është hera e tij e parë që punon në një lojë. Kjo është një sfidë e re për të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button