Një agjent i ASN-së dhe një i amnistuar i 27-Prillit kanë kërkuar reket prej 75.000 eurove nga një biznesmen

Përpara gjykatësit të procedurës paraprake prej mbrëmë është një agjent nga Agjencia për Siguri Nacionale (ish DSK) dhe një i akuzuar për sulmin e organizuar më 27 prill të vitit 2017-të, i cili më vonë u amnistua. Të dy akuzohen për mashtrim të një biznesmeni, për shkak një paraqitjeje të rrejshme për gjoja, hetim kundër tij, njofton Portalb.mk.

Biznesmeni, sipas njohurive të SDK, është nga Manastiri, i cili i sigurt se nuk ka bërë kurrfarë vepre penale, menjëherë është dyshuar dhe i ka paraqitur mashtruesit në MPB.

Me urdhër të MPB-së, biznesmeni u ka dhënë mashtruesve para të shenjëzuara nga MPB. Njëri prej mashtruesve është paraqitur se punon në Drejtorinë për Zbulim Financiar.

“Prokuroria Themelore Publike ka ngritur procedurë kundër dy personave, prej të cilëve njëri është dyshuar se ka kryer vepër penale “Mashtrim” sipas nenit 247 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, derisa për tjetrin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale “Paraqitje e rrejshme” sipas nenit 391, paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari i parë, me qëllim që të përfitojë në mënyrë të paligjshme përfitim pasurie, në mënyrë të rrejshme ka treguar fakte se gjoja ka informata se Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po udhëheqë procedurë kundër disa personave fizik dhe juridik. Pastaj, njëri prej gjoja të dyshuarve në atë procedurë dhe një mik i tij kanë kërkuar shpërblim në para prej 75.000 eurove të cilat do t’i paguheshin në disa këste, që t’i shfrytëzojë lidhjet e tij që gjoja i ka pasur me hetuesit në prokurori që të ndalohet procedura. Urdhrin me përmbajtje të pavërtetë të cilin ia ka treguar të dëmtuarit që ta bind në vërtetësinë e vlerësimeve të tij, i dyshuari e ka krijuar në kompjuterin e tij, me çka ka e ka sjellë në huti personin e dëmtuar”, thonë nga Prokuroria, duke sqaruar se si e kanë krijuar paraqitjen e rrejshme kundër biznesmenit.

Në atë i ka ndihmuar edhe i dyshuari i dytë, i cili në takim me të dëmtuarin, në mënyrë të rrejshme është paraqitur si i punësuar në Drejtorinë e Zbulimit Financiar dhe njëkohësisht hetues në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Më 3 nëntor, i dyshuari i parë është takuar me të dëmtuarin në një restorant në Shkup dhe ka marrë 5.000 euro të shenjëzuara. Më pas i njëjti është arrestuar nga Policia.

Nga Agjencia për Siguri Nacionale demantojnë se njëri prej të arrestuarve është i punësuar tek ata.

“Agjencia mundësoi qasje deri te të gjitha të dhënat nga ana e Gjykatës në procedurën paraprake gjatë së cilës në mënyrë të pakontestueshme është konstatuar se nuk ekzistojnë kurrfarë të dhëna ose dokumente të cilat mund të tregojnë çfarëdo lloj përfshirje të punësuarve të ASN-së. Theksojmë se përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë veprojnë në kuadër të obligimeve të tyre të punës, përveç asaj mund të realizojnë kontakte edhe me individë nga mjediset kriminale, ekstremiste dhe terroriste dhe për të njëjtat në pajtueshmëri të akteve nënligjore dhe interne, ekzistojnë materiale zyrtare”, thuhet në demantin e ASN-së.

Jozyrtarisht, i dyshuari i dytë është një prej të akuzuarve për sulmin e organizuar të 27 prillit të vitit 2017-të në Kuvend, i cili ka bashkëpunuar me Prokurorinë, ka treguar në detaje se si është organizuar, zbatuar sulmi dhe me kë.

Ai dëshmoi se detyra e tij ka qenë që automjetet e Petre Shilegovit dhe të Lubomir Frçkovskit duhet që të ngriten në ajër.

“Kolo dhe Ninxha kanë pasur pistoleta dhe simbole nga DSK. Ninxha ka pasur 2 automjete të blinduara. Xhip të blinduar dhe një Mercedes. Ninxha ka pasur edhe radiostacion, i ka dëgjuar komandat e policisë në nivel të SPB Shkup. Përpara 27 prillit është kryer dhunë ndaj “armiqve të shtetit”, personave publik dhe gazetarëve, sipas vlerësimit dhe nën mbrojtje të plotë të drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski. Operacionet i ka zbatuar edhe ninxha. Ka pasur urdhra që të ngritën në ajër veturat e Petre Shilegovit dhe Lubomir Frçkovskit, por deri aty nuk erdhi”, deklaroi dëshmitari – i akuzuar, i cili tani ka kryer reket ndaj biznesmenëve bashkë me një agjent të ASN-së.

LEXO: Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, të arrestuar edhe agjentë të sigurisë për kërcënim ndaj biznesmenëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button