Peleshi në Shkup: Shqipëria dhe Maqedonia garancë për zhvillimin e përgjithshëm të dy vendeve dhe rajonit

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup dhe ka realizuar disa takime me përfaqësues të lartë shtetëror në RMV.

Fillimisht Peleshi takua me homologen e tij Radmilla Shekerinska e cila i me pritje zyrtare, i dëshiroi mirëseardhje dhe theksoi se bashkëpunimi mes dy shteteve e forcon sigurinë në rajon.

“Mirë se vini ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi. Bashkëpunimi ynë mbrojtës dhe ai aleat forcon sigurinë në rajon dhe dërgon mesazhin se vendi ynë në BE bashkërisht është i merituar. Unë dhe kolegu im Peleshi ramë dakord që të rrisim bashkëpunimin në trajnime dhe edukim të përbashkët, në luftën kundër lajmeve të rreme dhe në menaxhimin e krizave. Së bashku jemi më të fortë!”, shkruaji Shekerinska

Në takim me ministrin Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani u diskutua për marrëdhëniet bilaterale, me fokus bashkëpunimin dhe partneritetin në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria japin një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë rajonale, si garanci për zhvillimin e përgjithshëm, prosperitetin e dy vendeve, rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë”, shkruajti Osmani pas takimit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas takimit theksoi se kanë biseduar me Peleshin për bashkëpunimin rajonal në disa fusha.

“Në takimin me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, biseduam për bashkëpunimin rajonal në fushën e mbrojtjes, si edhe për ndërlidhjen infrastrukturore përmes projekteve të programit IPA2 dhe përmes Korridorit 8, në drejtim të rritjes së zhvillimit tejkufitar ekonomik, ekologjik dhe social dhe shfrytëzimit maksimal të potencialit të madh në lirinë e qarkullimit të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve”, shkruajti Xhaferi.

Peleshi, bashkë me delegacionin nga Shqipëria dhe RMV, kanë realizuar takim edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.

Foto nga Presidenca
Foto nga Presidenca

“Takimi u fokusua në avancimin e bashkëpunimit dypalësh të mbrojtjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, i cili tashmë është në nivel të kënaqshëm, dhe u shpreh pritshmëria për forcimin e këtij bashkëpunimi, përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv për çështje me interes të përbashkët”, thuhet në kumtesën e Presidencës.

LEXO: Ministri shqiptar i Mbrojtjes sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button