Kompania britanike prezantoi risi në COP26 – avionët të përdorin hidrogjenin si lëndë djegëse

Një kompani britanike në Konferencën e OKB-së për ndryshimet klimatike (COP 26) sot do ta zbulojë teknologjinë e re që do të mundësojë trafikun ajror të arrijë zero emetimet të gazeve serrë, të cilat janë fajtore për ngrohjen globale, shkruan Guardian.

Bëhet fjalë për risi, me të cilën avionët do të mund të lëvizin me hidrogjen deri në vitin 2030, si  zëvendësim për karburantin e avionëve dhe benzinën e avionëve që përdoren sot në transportin ajror.

Teknologjia parashikon futjen e reaktorëve të lehtë në avion, të cilët do të “shpërbërnin” kimikatet e amoniakut për të prodhuar hidrogjen që mund të përdoret si lëndë djegëse. Në vend të parafinës, aeroplanët do të modifikoheshin për të ruajtur amoniak të lëngshëm.

Hidrogjeni momentalisht konsiderohet si karburanti i vetëm i mundshëm “i pastër” për trafikun ajror, por problemi është vështirësia e ruajtjes së sigurt të tij në rezervuarët e karburantit të avionëve.

The Guardian shkruan se amoniaku sot në botë prodhohet nga lëndët djegëse fosile, kështu që për të arritur zero emetime të gazeve serrë, aeroplanët do të duhet të kalojnë në amoniak “të gjelbër”, i cili do të prodhohej nga uji dhe ajri duke përdorur energji të rinovueshme.

Lëvizja do të zhvillohej duke dekompozuar amoniakun në reaktorët e ardhshëm të avionëve, të cilët do të prodhonin hidrogjen dhe okside të azotit. Megjithatë, vetë oksidet e azotit janë një gaz indirekt serrë.

Kompania e re që do të punojë në teknologjinë inovative do të kombinojë zbilkmet e teknologjisë së motorëve të raketave Reaction Engines me financat e investitorit të teknologjisë së pastër IP Group. Konsiderohet se hidrogjeni si shtytës do të përdoret fillimisht në transportin detar.

Trafiku ajror dhe transporti detar janë përgjegjës për krijimin e 5 për qind të emetimeve globale të gazeve serrë dhe kontributi i tyre në ngrohjen globale pritet të rritet në të ardhmen nëse nuk bëhen ndryshime të rëndësishme teknologjike në paisjet transportuese ose nëse nuk ndryshon sjelljen e qytetarëve. Këto industri transporti janë zotuar të arrijnë zero emetimet e gazeve serrë deri në vitin 2050.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button