Azem Sadiku nga PDSh-ja kaloi te Aleanca për Shqiptarët

Anëtari i deritanishëm i PDSh-së si dhe kryetar i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku ka kaluar në partinë Aleanca për Shqiptarët, njoftuan nga kjo parti në rrjetin social Facebook, transmeton Portalb.mk.

Lajmin fillimisht e bëri të ditur sekretari i ASh-së Arben Taravari, kurse më pas një gjë të tillë e njoftoi edhe vetë partia.

“Kryetari i Komunës së Studeniçanit, z.Azem Sadiku, tanimë pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët. Bashkë me të u bashkuan edhe strukturat lokale të cilët nuk pranuan pazare me pushtetin aktual. E drejta dhe e pastërta triumfoi!”, thuhet në postimin e Aleancës për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button