Uji në Tetovë është i sigurt për pije, këtë e thonë rezultatet nga QSHP

Dy ditë pas shfaqjes së shijes dhe erës të pazakontë të ujit në Tetovë, i njëjti tani është i sigurt për përdorim dhe pije. Këtë e konfirmoi për Portalb.mk Ratko Davidovski nga Qendra për Shëndet Publik sipas analizave të kryera.

Ratko Davidovski, specialist për higjienë dhe ekologji shëndetësore në QSHP tha se uji tani mund të përdoret për pije, edhe pse nuk ishte e ndaluar deri më tani, por ishte një rekomandim deri sa të dilnin rezultatet.

“Rezultatet janë të mira. Për shkak të shkëputjes së furnizimit nga ujësjellësi i ri ka pasur mungesë në disa pjesë të qytetit. Nga dje pasdite ka filluar të lëshohet përsëri uji nga sistemi i ri, por këtë radhë vetëm nga Lumi Shkumbin, jo nga Lumi i Leshnicës, pasi e lëshuam nuk kishte ujë se e prekëm në stacion për të parë se çfarë po ndodh. Tani ka ujë.” tha  Ratko Davidovski.

Ai shtoi se sipas rezultateve më të fundit, uji gjithashtu është i disponueshëm në sasi të mjaftueshme dhe është i sigurt, ndërsa theksoi se janë duke marrë ende rezultate të reja.

Ndryshe, ky është i pesti vit me radhë ku gjatë periudhës tetor-nëntor uji merr shije dhe erë të pazakontë. Aroma dhe shija e pakëndshme e ujit vjen nga bimësia, pra më së shumti nga gjethet e pemëve që bien në ujësjellësin në Leshnicë. Në të njëjtën kohë, ato dekompozohen, gjë që krijon një shije dhe erë të pakëndshme.

LEXO: Deri sa të përfundojnë analizat, QSHP rekomandon të mos pihet uji në Tetovë i cili mban erë dhe shije të pazakontë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button