Përmbytje në Sarajevë pas reshjeve të dendura – një lum në prag të daljes nga shtrati

Sarajeva po përballet me përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që bien prej dy ditësh në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton Portalb.mk.

Niveli i ujit të lumit Miljacka mëngjesin e sotëm ishte 208 centimetra dhe lumi mund të dalë nga shtrati në disa pjesë të qytetit nëse vazhdon të bjerë shi. Pikërisht këtë njoftojnë meteorologët, duke thënë se reshjet do të vazhdojnë deri të dielën.

Shiu gjatë natës shkaktoi probleme të mëdha në të gjithë Kantonin e Sarajevës, duke përmbytur rrugë dhe lagje të tëra dhe duke ndërprerë transportin publik. Më dramatike është në Otes, ku sipas mediave situata është kaotike, pasi uji ka hyrë në shumë shtëpi. Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje, të cilët dërgojnë gomone në ndihmë të banorëve të lagjeve të përmbytura.

Dhe derisa niveli i ujit në Miljacka po rritet, lumenjtë Zelezhnica dhe Tilava tashmë kanë dalë nga shtrati, ndërsa niveli i Bosnjës po rritet dhe kërcënon disa vendbanime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button