Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut, të arrestuar edhe agjentë të sigurisë për kërcënim ndaj biznesmenëve

Në Maqedoninë e Veriut është zhvilluar aksion i madh policor, ku sipas 360Shkallë i arrestuar është edhe një agjent i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe një i amnistuar nga “dhuna në Kuvend” që ka ndodhur më 27 prillin e përgjakur, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që të arrestuarit kanë kërcënuar biznesmenët me fakte të rrejshme, duke krijuar kallëzime të rrejshme, derisa te një i dyshuar janë gjetur 5 mijë euro ryshfet.

Lënda po udhëhiqet nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, më saktësisht nga prokurorja Villma Ruskoska.

Ndryshe, Ministria për Punë të Brendshme dhe Prokuroria akoma nuk kanë shpalosur detaje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button