Paraburgim për shkupjanin i cili dyshohet për vjedhjen e disa barnatoreve nëpër Shkup

Një 34 vjeçar nga Shkupi po hetohet në lidhjen me vjedhjet e kryera në disa barnatore të ndryshme nëpër Shkup gjatë ditëve të ndryshme, duke u shoqëruar me përdorimin e armëve, transmeton Portalb.mk.

“Gjithsej, nga gjashtë vjedhjet e realizuara në mënyrë të njëjtë, i dyshuari nga barnatoret në Shkup ka përvetësuar kundërligjshëm mbi 170 mijë denarë”, raportojnë nga Prokuroria, duke njoftuar që deri të Gjykata Penale në Shkup ka propozuar paraburgim për të dyshuarin.

Ai më 13 tetor ka vjedhur 25 denarë në një barnatore ne Aerodrom, dhe më 2 nëntor pikërisht aty ka vjedhë edhe 21 mijë denarë. Më 18 tetor në një barnatore në Kisella Vodë ka vjedhë 48 756 denarë, më 24 tetor në Gazi Babë në një barnatore ka marrë 24 mijë denarë, ndërsa më 25 nëntor në një barnatore tjetër dyshohet se ka vjedhur 12 mijë denarë.

I dyshuari më 27 shtator në një barnatore në Karposh ka vjedhë 40 mijë denarë. Më 22 tetor, përkundër tentimit, ai nuk arriti të realizojë vjedhjen e parave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button