Femrat në Maqedoninë e Veriut kryejnë mesatarisht 72,5% të punëve të përgjithshme të papaguara lidhur me përkujdesjen

Femrat në vendin tonë kryejnë mesatarisht 72,5% të punëve të përgjithshme të papaguara lidhur me përkujdesjen, ndërsa mezi një çerek të kësaj pune e bëjnë meshkujt. Meshkujt harxhojnë mesatarisht më tepër kohë në punë të paguar (punësim), ndërsa femrat përkushtojnë më tepër punë të papaguara lidhur me përkujdesjen. Kur bëhet fjalë për balancimin e përgjegjësive ndërmjet prindërve, legjislacioni aktual nuk jep mundësi për modele të përbashkëta të mungesës prindërore, që do ta marrin parasysh rolin e të dy prindërve në përkujdesjen dhe edukimin e fëmijëve, raporton Brif, përcjell Portalb.mk.

Këtë e tregon studimi i fundit i Reaktor – Hulumtim në aksion, “Meshkujt dhe kujdesi (MdhK): Maskulinitet i kujdesshëm në Maqedoninë e Veriut”, që fokusohet në gjendjet me punën dhe përkujdesjen e papaguar dhe i shqyrton edhe dallimet gjinore në punën e paguar dhe të papaguar, duke u fokusuar në meshkujt dhe përkujdesin, si dhe në politikat për mungesë prindërore dhe atësie.

Vaska Leshoska, koordinatore për hulumtim në Reaktor – Hulumtim në aksion sot onlajn e prezantoi një pjesë të rezultateve. Informoi që në tregun e punës si kërkues aktivë të punës gjatë vitit të fundit – 77 përqind janë meshkuj, ndërsa 54 përqind janë femra.

Ajo tha që kanë marrë guximin të supozojnë çka do të kishte ndodhur nëse kohën e kaluar në punë të papaguar shtëpiake do të ishte arkëtuar së paku me page minimale. Ajo do të kishte vlerë monetare prej 1.917.895.508 euro, që është 17,18% e bruto prodhimit vendor (BPV) të vendit për vitin 2019. Ajo shtoi që është e domosdoshme të identifikohet vlera e përkujdesjes së papaguar dhe nevoja për të gjetur zgjidhje formale përkatëse për ekonominë joformale të përkujdesjes.

Svetllana Cvetkovska, udhëheqëse e Sektorit për mundësi të barabarta në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale theksoi që Strategjia për barazi gjinore 2021-2026 në të cilën vizioni është të arrihet barazi gjinore në shoqëri, ku të drejta të barabarta do të kenë femrat, gratë, meshkujt dhe burrat. Gjithashtu të kenë qasje në resurse, mundësi për mbrojtje në të gjitha sferat e jetës…

Ajo informoi që ministria kompetente është duke përpiluar ligj të ri për barazi gjinore me qëllimin, siç tha, për harmonizim të legjislacionit tonë me atë evropian. – Ligji është në fazë përgatitore dhe janë dhënë udhëzime për avancim të makinerisë për barazi gjinore, tha Cvetkovska.

Cvetkovska deklaroi që është duke u punuar në miratim të Ligjit të ri për marrëdhënie të punës. – Me dispozitat në këtë ligj parashihet edhe mungesë prindërore, me çka do të avancohet edhe barazia gjinore. Vlerësojmë që instalimi i mungesës së ndarë prindërore do të nënkuptojë shumë për zhvillimin e hershëm të fëmijëve, tha Cvetkovska.

Bojan Jovanovski nga HERA – Asociacioni për edukim dhe hulumtim shëndetësor vlerëson që pjesëmarrja e meshkujve në promovimin e barazisë gjinore është konsiderueshëm e pamjaftueshme. Ai u fokusua në të ashtuquajturin maskulinitet të kujdesshëm në arsim dhe për arsimin sensitiv gjinor që është paralajmëruar në arsimin fillor. Konsideron që arsimi seksual, që është lëndë zgjedhore në klasë të nëntë, mund të paraqesë hap revolucionar për shoqërinë në tërësi edhe për organizatat dhe grupet qytetare. Theksoi që këtë vit, ka bojkot të forte të përfaqësuesve të të ashtuquajturave organizata dhe shoqata antigjinore të prindërve të cilat, siç tha, e kundërshtojnë këtë koncept.

Sipas tij, si shtet, kemi nevojë për lëvizje kulturore që të mund çështja e angazhimit të meshkujve në barazinë gjinore të fitojë formë më të qartë në këtë diskurs publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button