Norvegjia është e gatshme t’i ndajë grant Maqedonisë së Veriut për sistem funksional AKMIS

Zëvendësambasadori i Norvegjisë në Maqedoninë e Veriut, Geir Johansen, në takim pune në Këshillin Gjyqësor, e njoftoi kryetaren Pavlina Crvenkovska se Qeveria e Norvegjisë është e gatshme që të ndajë grant me qëllim që të krijohet sistem funksional informatik për menaxhim automatik me lëndët gjyqësore, të njohur si sistem AKMIS, njofton Portalb.mk.

Sipas planit, tërë projekti do të zgjatë disa vite, por përvoja në Norvegji ka treguar se sistemi është tërësisht funksional, i sigurt dhe i lehtë për t’u përdorur. Sistemi është tanimë i integruar në disa shtete dhe Norvegjia nëpërmjet zëvendësambasadorit dërgoi porosi se përvojat pozitive dëshirojnë që t’i ndajnë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Përveç pjesës financiare, administrata gjyqësore e Norvegjisë, është e gatshme që të ndihmojë edhe në vendosjen e AKMIS-it dhe t’i zbatojë trajnimet e personelit që do të jenë të obliguar që të menaxhojnë me sistemin, nëpërmjet gjykatësve të tyre, informaticientëve dhe personave tjerë profesional me qëllim që gjyqësori në RMV të jetë tërësisht i digjitalizuar.

Nga ana tjetër, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Crvenkovska, është informuar se Qeveria në Buxhet ka siguruar 90 milionë denarë për furnizimin e serverëve që do të vendosen në Gjykatën Supreme, por edhe 20 milionë denarë për furnizim të pajisjeve teknike për gjykatat, para se gjithash për pajisjet e sallave gjyqësore dhe theksoi se me rëndësi thelbësore është që procesi i digjitalizimit të vazhdojë me te ritëm të shpejtë, pasi që të gjitha reformat në të ardhme do të mbështeten në këtë proces.

Këshilli Gjyqësor përballet me mungesë të sistemit aktual AKMIS, pasi që në vitin e fundit janë miratuar një sërë aktesh nënligjore të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e pavarësisë dhe objektivitetit të gjyqësorit, a zbatimi it ë cilës varet mu nga avancimi dhe zgjerimi i sistemit AKMIS.

Portalb.mk, paraprakisht njoftoi se është bërë analizë për funksionimin e sistemit ekzistues AKMIS dhe janë dhënë rekomandime të cilat duhet që ta përmirësojnë këtë sistem, i cili duhet të sigurojë që lëndët të ndahen sipas rastësisë, pra në mënyrë elektronike dhe jo sikur të kaluarën, kur në disa raste vet kryetarët e gjykatave, disa lëndë të caktuara i kanë shpërndarë te disa gjykatës të caktuar.

Më shumë detaje në lidhje me manipulimet që janë bërë në Maqedoninë e Veriut me sistemin AKMIS, mund të lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button