Metamorfozis organizoi debat për reformat në media: Ndarja e parave publike për mediat potencial për klientelizëm

Financimi i mediave me para publike, vazhdojnë të jetë një problem dhe ka potencial të rritet, prandaj nevojiten reforma të menjëhershme në këtë drejtim. Kështu vlerësuan panelistët pjesëmarrës në debatin në lidhje me raportin për ndjekjen e procesit të eurointegrimeve, në pjesën e gjendjes në sektorin e mediave. Sipas pjesëmarrësve, ndarja e parave publike për mediat është potencial për klientelizëm dhe duhet të ndalojë, shkruan Portalb.mk.

Katerina Sinadinovska nga Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni, tha se edhe pse janë të vetëdijshëm për gjendjen e rëndë të mediave, pa qëndrueshmëri financiare dhe pa stabilitet financiar nuk mundemi të flasim për profesionalizëm apo standarde gazetareske.

“Megjithatë duhet të vendoset rend dhe të ketë kufi, ku ai stabilitet financiar, si mbahet dhe ku mbajtja e atij stabiliteti financiar hyn në uzurpimin e lirisë së gazetarëve dhe lirisë së shprehjes. Me të vërtetë ndoshta është koha për një debat më të gjerë nga të gjitha aktorët dhe nga institucionet dhe nga aktorët mediatik, ku do të diskutohet edhe për një lloj ridefinimi, reforme të tregut mediatik…. është e dukshme se ky treg nuk funksionon. Ne nuk mund ta shtyjmë me dhunë ekonomi të lirë të tregut me para qeveritare, ajo është absurde. Dhe nëse nuk ka kushte për treg të lirë mediatik duhet të mendohet si të vazhdohet më tej, sepse kjo mënyrë nuk garanton profesionalizëm dhe nuk garanton gazetari profesionale”, tha ajo.

Teofil Bllazhevski nga Vërtetmatës në lidhje me këtë temë tha se, paratë publike në media si problem që mund edhe të rritet, gjithashtu varen nga vullneti politik.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se si me vullnet politik ishin të kapura mediat deri në vitin 2016 dhe atë pikërisht përmes parave publike. Vullneti politik gjithashtu është i rëndësishëm dhe shihet në financimin e gjithë sektorit radiodifuziv, me çka pjesa më e madhe e mjeteve duhet të shkojnë në RTVM. Rëndësia e servisit publik është i pakontestueshëm dhe theksohet në të gjitha raportet e Komisionit Evropian dhe theksohet në të gjitha raportet e vëzhguesve vendor dhe sektorit civil. Megjithatë, edhe pse ekziston obligim ligjor që në fund të fundit e kritikuan organizatat e gazetarëve dhe që është miratuar në vitin 2018, Qeveria deri më tani asnjëherë nuk e ka zbatuar ligjin ashtu siç parashihet dhe çdoherë ndante më pak mjete”, tha Bllazhevski.

Duke folur për reformat në media, Bllazhevski tha se siguria e gazetarëve është segmenti i vetëm në të cilin kanë detektuar se ka përparim të caktuar.

“Megjithatë edhe ajo është në mes të rrugës. Siç e dini në korrik, Qeveria pas negociatave më të gjata me shoqatat e gazetarëve, pranoj të bëj ndryshime në Kodin Penal, me të cilat sulmet dhe kërcënimet do të trajtohen si sulme ndaj personave zyrtar dhe janë paraparë dënime prej 3 muaj deri në 3 vite burg dhe që është më e rëndësishme do të ndiqen sipas detyrës zyrtare. Megjithatë, që të konstatojmë se këtu është realizuar vullneti politik në tërësi, nevojiten dy çështje – e para të shohim se kur do të do të miratohet ky propozim i Qeverisë në Kuvend, ndërsa siç qëndrojnë tani punët në përgjithësi në gjendjen politike ajo do të jetë e vështirë në kohë të shpejt. Ky është parashikimi im. Dhe e dyta, vet implementimi, nëse organet që do të jenë të obliguar që të ndjekin këtë vepër penale sipas detyrës zyrtare kanë kapacitet, njohuri dhe a do të kenë vullnet”, deklaroi ai.

Ndërkaq, Dragan Sekullovski nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, tha se nga informatat që ka marrë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë një takimi teknik, ndryshimet e reja në Kodin Penal, ku bënë pjesë edhe vepra penale për sulm ndaj gazetarëve, do të gjendet në rend dite pas seancave të buxhetit të për situatën e re të krijuar.

Sipas tij, kur të miratohen këto ndryshime, do të ketë fillim për zgjidhje sistematike që do të ndikojnë pozitivisht në sigurinë e gazetarëve.

“Sipas statistikës së SHGM-së në fillimit të vitit 2020 janë vërejtur 14 sulme dhe kërcënime të ashpra ndaj gazetarëve. Krahasuar me vitin 2019, kishte vetëm 4 incidente të këtilla, që do të thotë se 3-3,5 herë ka pasur më shumë sulme vitin e kaluar. Edhe pse numri i sulmeve fizike, trendi është të ulen, megjithatë vërehen më shumë kërcënime me jetë ndaj gazetarëve në rrjete sociale. Në atë drejtim si diçka që vlerësojmë se duhet të bëhet, është bëhet përpjekje shtesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme që t’i marrin me dozë më të madhe të seriozitetit këto sulme eksplicite dhe kërcënime me jetë të gazetarë, në mënyrë dominuese në Facebook, por edhe në rrjetet e tjera sociale”, tha Sekulovski.

Debati “Reformat në gjysmë të rrugës – vullneti politik njëherë është njëherë nuk është”, u organizua në kuadër të projektit “Verifikim i fakteve për përparim të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së”, që e realizon “Metamorfozis” dhe projekti mediatik “Vërtetmatës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button