Vuçiq, Rama dhe Dimitrov: Marrëveshjet e “Ballkanit të Hapur” nuk janë zbatuar, vijon inspektimi në terren (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, sot kanë mbajtur konferencë për shtyp në Beograd, pas mbledhjes së sotme në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”. Në konferencë ata thanë se do të kontrollojnë në periudhën në vazhdim nëse ajo që është miratuar do të respektohet, pasi që sipas bisedave që i kanë pasur me bizneset, pavarësisht marrëveshjeve, ata kanë pritur me ditë të tëra në kufijtë e vendeve nënshkruese të “Ballkanit të Hapur”, njofton Portalb.mk.

“Frustron fakti që, për atë që jemi marrë vesh deri më tani nuk mund ta zbatojmë. Për shembull, dikush që eksporton qumësht në Maqedoninë e Veriut ose fruta nga Serbia vjen në kufi të premten dhe pret deri të hënën në mëngjes që të marrë ndonjë leje prej ndonjë institucioni. Edhe pse jemi marrëveshje deri në detaje ajo nuk respektohet. Për atë, tani do të ketë kontroll të detajuar, do të punohet edhe të shtunën edhe të dielën” tha presidenti serb, Vuçiq.

Sipas tij, ideja e Ballkanit të hapur pa kufij, patjetër të fitojë që rajoni të shkojë përpara. Si hap të ardhshëm Vuçiq e paralajmëroi edhe lidhje ne industrisë së softuerëve, i cili do të ndihmojë në transformimin digjital, a për atë ndihmë për këtë iniciativë ka dhënë Këshilli Atlantik Amerikan.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ndryshe nga takimet tjera i gjithë fokusi ka qenë të njerëzit, kompanitë, fermerët, distributorët, punëtorët, akademikët, studentët që janë edhe përfituesit real të “Ballkanit të Hapur” dhe që secili në mënyrën e vetë, sipas tij, vuajnë kufijtë, pritjet dhe barrën e rëndë të burokracisë, agjencive, kontrolleve, inspektimeve e kështu me radhë.

“Ideja është që tregjet e tona të vogla të zhvillohen. Po, këto janë tregje të vogla, por nëse do të lidhen do të jenë të rëndësishme edhe ndikuese dhe të tërheqin investime. Shembull për përfitim nga kjo iniciativë është që në Shqipëri, këtë viti ka pasur turistë nga Serbia 63% më shumë, ndërkaq nga Maqedonia e Veriut 22%”, tha Rama.

"Ballkani i Hapur", Beograd, 04.11.2021
“Ballkani i Hapur”, Beograd, 04.11.2021

Ai shtoi se kanë rënë dakord që të ngrenë Këshillin e Zbatimit dhe përbërjen e saktë të këtij Këshilli do ta caktojnë më vonë.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane nga Maqedonia e Veriut, Nikolla Dimitrov theksoi se bashkëpunimi rajonal është i mençur.

“Vizion i vetëm afatgjatë për Ballkan stabil është hapja e kufijve. Ky është hap i madh drejt vizionit për Ballkanin pa kufij. Solidariteti është bazë për integrimin e ardhshëm dhe kjo iniciativë është mu në këtë drejtim – treg të përbashkët rajonal për lëvizje të lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve”, tha Dimitrov.

Edhe ai si Vuçiq, ndau një pjesë të informatave të cilat i ka marrë nga bizneset, për të cilat tha se ishin një përvojë e panjohur dhe mjaft udhëzuese.

“Shembull, një kompani nga Maqedonia e cila importon nga Serbia, a pastaj eksporton në Serbi pret tre javë për miratim nga laboratorët nacionale për siguri të ushqimit. A të dyja vendet kanë nënshkruar marrëveshje sipas të cilës, është e nevojshme vetëm një leje nga ato laboratorë”, tha Dimitrov.

Sipas tij, ky bashkëpunim rajonal nuk është zëvendësim i integrimit evropian, por i shërben asaj.

Mbledhja e radhës, në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” është dakorduar më 25 dhjetor dhe do të mbahet në Tiranë.

LEXO: Nga viti i ardhshëm me një leje pune për në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri

Në takimin e sotëm me temë “Ballkani i Hapur” ishte paraparë të merrte pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, por pas anulimit të udhëtimit, Qeveria njoftoi se në takimin në Beograd do të marrë pjesë zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

Më 29 korrik 2021, në një forum ekonomik që u mbajt në Shkup, kësaj nisme nga “Mini Shengen” ju ndryshua emri në “Open Balkan” dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u bënë thirrje të gjitha shteteve të rajonit që t’i bashkohen kësaj iniciative. Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina refuzuan të përfshihen në këtë iniciativë. Pjesë e kësaj iniciative gjithashtu nuk është edhe Mali i Zi.

LEXO: Dimitrov në “Open Balkan”, fokusi është transformimi digjital për integrim rajonal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button