Ministria e Kulturës ka shtyrë afatin për dorëzimin e fletëparaqitjeve për financim të projekteve me interes nacional për vitin 2022

Ministria e Kulturës, ka sjellë vendim pët zgjatjen e afatit për dorëzim të fletëparaqitjeve për Konkurset vjetore për financim të projekteve me interes nacional në fusha dhe aktivitete të caktuara të kulturës për vitin 2022. Afati për dorëzim elektronik të fletëparaqitjeve vazhdon deri më 11.11.2021, deri në ora 12:00, transmeton Portalb.mk.

Zgjatja e afatit për dorëzimin e fletëparaqitjeve është me qëllim për t’u ofruar një periudhë më të gjatë kohore atyre aplikuesve të cilët kanë nevojë, sepse dorëzimi elektronik i fletëparaqitjeve për të gjithë ne është një përvojë e re dhe i tërë procesi duhet të zhvillohet pa të meta.

Përkatësisht, Ministria e Kulturës këtë vit për herë të parë sjelli aplikimin elektronik për të konkurar. Para shpalljes së Konkurseve vjetore janë mbajtur trajnime për shfrytëzuesit në Qendrat për kulturë në mbarë vendin dhe në Shkup. Që nga fillimi i konkursit, për mbështetje teknike janë hapur dy linja telefonike, ku shfrytëzuesit marrin informacionet e nevojshme,ndërsa konsultimet kryhen edhe përmes adresës elektronike në veprimtari të caktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button