fbpx

Shekerinska nga takimi ministror i SEDM: Sfidat e përbashkëta kërkojnë përgjigje të përbashkët

“Pandemia e ndryshimeve klimatike që ka rezultuar në fatkeqësi natyrore si zjarre dhe përmbytje janë vërejtur vitin e fundit. Lajmet e rrejshme dhe dezinformatat që kanë rënduar të gjithë rajonin, rrugën e emigrantëve që kalon nëpër rajonin tonë, kërcënimet hibride dhe kibernetike – asnjë nga këto çështje nuk do të zgjidhet vetvetiu”, tha ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska në fjalimin e saj para ministrave të mbrojtjes dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të iniciativës SEDM, në takimin e sotëm ministror në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ministrja bëri thirrje për aksion dhe lidership në secilin prej vendeve të rajonit pasi sfidat e përbashkëta kërkojnë përgjigje të përbashkët.

Shekerinska theksoi se mësimi më i rëndësishëm i nxjerrë nga të gjitha krizat me të cilat është përballur rajoni është se asnjë vend nuk mund të përballet me to vetë, sado i pajisur të jetë.

“Këtë verë edhe Maqedonia e Veriut u përfshi nga zjarret. Aktivizuam jo vetëm forcat civile, por edhe ato të ushtrisë për shuarjen e zjarreve, helikopterët tanë të ushtrisë ishin çdo ditë në terren, bëmë maksimumin, vumë në dispozicion të gjitha kapacitet e ushtrisë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të frenuar zjarrin. Po të mos ishin miqtë tanë nga Sllovenia, Serbia, Rumania, Bullgaria, Austria dhe Mali i Zi, pasojat e zjarrit do të ishin dukshëm më të mëdha”, tha ministrja, duke falënderuar ata për reagimin e saj të shpejtë dhe mbështetjen e sinqertë në trajtimin e zjarret.

Lidhur me interesimin e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim të zgjeruar rajonal, ministrja Shekerinska theksoi se anëtarësimi në NATO asnjëherë nuk do të thotë se vendi do të humbasë interesin për fqinjët e saj dhe për rajonin më të gjerë.

“Takimi i sotëm është konfirmim i drejtpërdrejtë i interesit tonë të përbashkët për krijimin dhe zhvillimin e miqësive, për të forcuar lidhjet tona institucionale dhe besimin mes nesh”, tha ministrja Shekerinska.

Kryetari i iniciativës SEDM, Plamen Jordanov, në fjalën e tij falënderoi vendin tonë dhe ministren Shekerinska për organizimin e takimit. Jordanov iu referua edhe qëllimeve gjatë presidencës së Sofjes me iniciativën SEDM, si nxitja e bashkëpunimit të ndërsjellë, mirëkuptimi ndërmjet vendeve anëtare, kontributi për paqen dhe sigurinë në rajon, forcimi i kapaciteteve dhe ndërveprueshmërisë së SEEBRIG-ut, bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare OKB, BE, NATO dhe OSBE dhe zgjerimi i SEDM me anëtarë të rinj.

Takimi SEDM i organizuar nga Maqedonia e Veriut mblodhi së bashku ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësues nga vendet e Evropës Juglindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button