Nga viti i ardhshëm me një leje pune për në Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Shqipëri

Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria nga viti i ardhshëm mund të llogarisin në një leje pune dhe një sistem të vetëm informativ. Kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh në takimin e sotëm të nismës “Ballkani i Hapur” tha se kjo iniciativë është kyçe për mbijetesën e ekonomisë dhe vendeve të punës në rajon dhe bëri të ditur se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria mund të llogarisin në një leje pune dhe një sistem të përbashkët informacioni nga viti i ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

“Kemi probleme me fuqinë punëtore. Tregu i punës po bëhet vërtetë problematik. Ne duhet të gjejmë mënyra për të zgjeruar biznesin, për të bërë marrëveshje të reja, duhet të kemi një hapësirë ​​ku do t’i realizojmë ato biznese dhe njerëzit me të cilët do t’i realizojmë”, tha Çadezh.

Ai theksoi se ideja e “Ballkanit të Hapur” është që të bëjmë bashkëpunim mes vendeve të rajonit dhe ta trajtojmë njëri-tjetrin sikur jetojmë në një ekonomi.

“Kemi transport që po bëhet më i shtrenjtë. Nga fillimi i nismës e deri më sot, koha e udhëtimit brenda ‘Ballkanit të Hapur’ është shkurtuar. Midis këtyre tre vendeve është shkurtuar me një ditë të tërë udhëtimi i kamionëve që largohen nga Shqipëria për të mbërritur në Serbi. Kjo me të vërtetë kursen paratë e kompanive”, tha Çadezh

Ai theksoi se nga viti i ardhshëm mund të llogaritet në një leje të vetme pune dhe një sistem të vetëm informacioni për qytetarët e “Ballkanit të Hapur”.

Ai thotë se me nismën “Ballkani i Hapur” ka një bazë shumë të mirë për investime të reja, sepse investitorët e huaj nuk shohin vetëm një vend, por një rajon që ose ka ose nuk ka kushte të mira.

Në takimin e sotëm me temë “Ballkani i Hapur” ishte paraparë të merrte pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, por pas anulimit të udhëtimit, Qeveria njoftoi se në takimin në Beograd do të marrë pjesë zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov.

LEXO: Dimitrov në “Open Balkan”, fokusi është transformimi digjital për integrim rajonal

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button