Një kopsht zoologjik në Serbi po heton incizimet në kamerën e sigurisë pas publikimit të Meta për luanin Simba (Foto)

Kopshti Zoologjik në Paliq, në veri të Serbisë, do të analizojë pamjet e kamerave të sigurisë pranë kafazeve të luanëve meqenëse pas artikullit të Meta.mk për luanin Simba, gazetarët e redaksisë Subotiçke.rs  kanë alarmuar se ndoshta luani vjen pikërisht nga ai kopsht zoologjik, konfirmoi për Meta.mk. drejtoresha e këtij institucioni Sonja Mandiq, transmeton Portalb.mk.

Në ZOO Paliq, këtë verë luanesha Kiara u bë një sensacion i vërtetë pasi polli 5 luana të vegjël, një prej të cilëve ishte i bardhë, që është një gjë shumë e rrallë. Është rasti i parë në shtatë dekadat e ekzistencës së këtij kopshti zoologjik, kurse është rrallësi edhe në kopshtet zoologjike në Evropë.

Lajmi i mirë për luanët e porsalindur u publikua si Baby Boom në faqen e kopshtit zoologjik. Një nga pesë luanët u lind i vdekur. Zoo Paliq më 16 dhe 17 korrik në Facebook postoi edhe foto të luanëve për të cilat vizitorët reaguan me ngazëllim të jashtëzakonshëm.

Foto: Atila Sadoviq, punonjës në Zoo Paliq
Foto: Atila Sadoviq, punonjës në Zoo Paliq

Megjithatë, fotoja e vetme dhe e fundit e luanëve të realizuar nga afër është e datës 17 korrik. Në atë kohë, foshnjat janë fotografuar nga kujdestari Atila Sadoviq teksa i ka kontrolluar.

Drejtoresha Mandiq tha se për shkak se rrallë ndodhë që të lindnin kaq shumë luanë, më 17 korrik, stafi i kopshtit zoologjik i ka marrë për t’i ushqyer.

“Në natyrë, zakonisht një luaneshë ushqen një ose dy këlyshë, kështu që ne duhej të siguroheshim që ata të ushqeheshin”, tha ajo.

Të nesërmen, më 18 korrik, pas konsultimit me një veteriner, stafi i ktheu në hambarin e luanit. Por të nesërmen në mëngjes luanët ishin zhdukur. Veterineri i kopshtit zoologjik më pas doli në përfundimin se luanët ishin ngrënë një luan i rritur nga tufa. Trupat e tyre nuk janë gjetur.

Por, pasi Meta.mk e publikoi lajmin për Simbën për herë të parë më 30 shtator, pas apelit të zëdhënëses së Kopshtit Zoologjik të Shkupit. Tina Mickovska, gazetarët e Suboticës kanë dyshuar se mund të ketë lidhshmëri, sepse mosha e Simbas përkon me kohën kur janë lindur luanët në Paliq. Pas shpalljes së apelit të saj, Mickovska u shqetësua edhe se në Maqedoni nuk është sjellë vetëm një luan, por një pjellë e tërë.

Që atëherë, përveç që Prokuroria Publike dhe policia na informoi se kundër kumanovarit S.A. është ngritur aktakuzë dhe sipas informacioneve të marra është kontrolluar edhe një person tjetër, ku janë gjetur kafshë të egra të mbushura –majmuni tropikal dhe mjellma, Simba apo luanë të tjerë nuk janë gjetur.

Përkundër pyetjeve të shpeshta lidhur me këtë rast, autoritetet ende nuk janë përgjigjur nëse ka të akuzuar apo të dyshuar të rinj, apo si ka ardhur Simba në Kumanovë.

Mandiq theksoi gjithashtu se nëse luanë e vegjël gjenden në Maqedoni, me analizën e ADN-së mund të përcaktohet lehtësisht nëse foshnjat janë të luaneshës Kiara. Prandaj, ajo apelon që kopshti zoologjik i Paliqit të informohet për fatin e Simbas në Maqedoni.

Ndryshe nga heshtja e institucioneve tona, në Suboticë, nën presionin e publikut për shkak të mos transparencës në lidhje me vdekjen e luanëve, Petar Saviq, drejtori i atëhershëm i kopshtit zoologjik vendor, më 20 tetor ka dhënë dorëheqje.

Dje Subotiçke.rs e mori nga Kopshti Zoologjik procesverbalin e inspektores republikane Jelena Deliq, e cila vetëm më 12 tetor të këtij viti ka inspektuar këtë institucion në Paliq. Aty renditen të njëjtat të dhëna që na i tha ushtruesja e detyrës drejtore. Gjegjësisht, se më 16 korrik janë lindur pesë luanë, njëri prej të cilëve ka lindur i vdekur. Se luanët u nxorën për t’u ushqyer më 17 korrik dhe se trupat e tyre nuk u gjetën në hambarin e luanëve më 18 korrik.

Foto: Zoo Paliq- Subotiçke.rs
Foto: Zoo Paliq- Subotiçke.rs

U.D. drejtoreshë Sonja Mandiq, e cila me profesion është juriste, tha për Meta.mk se nuk beson se dikush mund t’i ketë vjedhur luanët. Por për të hedhur dritë mbi rastin sot, ai do të fillojë të analizojë përmbajtjen e hard diskut me pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura pranë luanëve. Ajo theksoi se do të kontrollonte të gjitha rrethanat, përfshirë mundësinë që dikush t’i ketë fshi me qëllim regjistrimet. Megjithatë, theksoi se ekziston mundësia që regjistrimet të fshihen automatikisht nëse memoria është e mbushur, pas së cilës sistemi fshin përmbajtjen dhe fillon një cikël i ri regjistrimi.

Mandiq tha gjithashtu se së shpejti do të informojë redaksinë tonë për gjetjet e reja.

Ndërkohë, redaksia Subotiçke.rs ka kërkuar nga prokurori dhe policia e Suboticës që të njoftojnë nëse po veprojnë sipas informacioneve që Meta.mk i publikoi muajin e kaluar dhe zhdukjes së trupave të luanëve në kopshtin zoologjik Paliq.

Foto: printscreen rrjetet sociale
Foto: printscreen rrjetet sociale

“Meqenëse qysh në fillim të rrëfimit për Simbën, njëri nga personat që ka postuar një video në rrjetin social Tick Talk, në të cilën shihet duke e vozitur Simban në një veturë luksoze, na ka thënë se luanin e ka vozitur në Kosovë me lejen e pronarit. e resortit në Gjilan” “Maja e zezë”, gjë që e kanë mohuar punonjësit atje. Meta.mk ka kontaktuar edhe me Afrim Mahmutin, përfaqësues nga Prishtina i organizatës për mbrojtjen e kafshëve Four Paws.

Ai tha se Kosova është një vend shumë i vogël për të fshehur një luan dhe deri më tani asnjë luan i vogël nuk është gjetur në vend. Mahmuti theksoi se luani i rritur Xhoni, i cili jeton në resortin “Maja e zezë”, për të cilin është angazhuar Bashkimi Evropian,u gjet shumë shpejt. Por ai kujtoi se në Shqipëri, në fshatin Rushkull, ka ende kopshte zoologjike private, ku luanët mbahen në kushte të mjerueshme dhe prej andej përfundojnë në duart e kontrabandistëve me kafshë të egra.

Aktivistët e Four Paws (Katër Putra) gjithashtu gjatë samitit të G20 në Romë fundjavën e kaluar se mijëra kafshë të egra po gjuhen jo ligjshëm, kultivohen dhe shiten çdo ditë në tregtinë globale shumë miliarda dollarësh – si ushqim, kafshë shtëpiake, mallra luksoze, mjekësi tradicionale dhe argëtim.

Raporti“Mbrojtja e botës sonë nga pandemitë e ardhshme”, e zbulon joefikasitetin në vendet e G20 që lejojnë kafshët e egra të nxirren nga habitatet e tyre natyror, të rriten në robëri, të vriten dhe të tregtohen si bagëti.

“Kjo mbështetet nga mekanizmat e pamjaftueshëm ndërkombëtarë për të parandaluar shfrytëzimin, theksuan ekspertët për mbrojtje të kafshëve të egra.

Meta.mk e zgjeron hetimin për Simba dhe luanët nga pjella e tij edhe në vendet e tjera të rajonit. Hulumtimi jonë onlajn i profileve të personave që postuan foto dhe video me një luan të vogël në Maqedoni, tregoi se në mesin e tyre është një punonjës në Doganë, një në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe një punonjës në ARM. Pas një sërë lajmesh në lidhje me Simba, profilet e tyre në rrjetet sociale kanë ndryshuar dhe shumë prej këtyre të dhënave janë fshirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button