fbpx

Milevski: Emri i mandatarit deri nga mesi i javës së ardhshme, qeveri e re për 10 ditë

Partnerët e koalicionit të cilët jemi në Qeveri kemi negociata intensive për zgjedhje të qeverisë së re që sipas vlerësimeve të mia duhet të ndodhë më shpejtë seç presim, theksoi lideri i PLD-së, Goran Milevski, njofton Portalb.

Milevski nuk dëshiroi të flasë për hollësi nga takimet të cilat i kanë pasur me kryeministrin Zoran Zaev dhe tha se deri nga mesi i javës së ardhshme pritet të kristalizohet propozimi për mandatar, ndërsa për dhjetëra ditë të zgjidhet edhe qeveria e re.

Ai nuk dëshiroi të zbulojë hollësi as nga takimi i Zaevit me partnerët e koalicionit gjatë ditëve të kaluara, por tha se në atë takim të gjithë kanë kërkuar që Zaev të mos dorëzojë dorëheqje që të mos rrezikohet procesi euro-integrues, i cili sipas Milevskit, do të duhet të zhbllokohet në dhjetor.

“Por biseda kështu përfundoi, madje dikush i ka brifuar mediat se kjo është diçka e dakorduar që të ndodhë në dhjetor. Edhe sot kishim takime me kryeministrin dhe është i vendosur që ajo të ndodhë sa më shpejtë. Nëse ai është procesi, kjo është politika, irrelevante është se cili do të jetë kryeministër. Shpresoj se ai do të zgjidhet deri në fund të vitit”, tha Milevski në intervistë për Tv Sitel.

Lidhur me propozimet për kryeministër, se nëse ata janë nga LSDM, nga brenda koalicionit ose nga jashtë, Milevski nuk dëshiroi të komentojë.

Për atë se nëse do të ruhet sistemimi aktual i resorëve, lideri i PLD-së tha se ky nuk është rikonstruksion, por qeveri tërësisht e re dhe u mbetet partnerëve të koalicionit se nëse do t’i mbajnë, nëse do të konfirmohen diku mangësi…

Lidhur me shumicën, ai tha se pret që kjo të rritet dhe në fund të fundit të mbetet ashtu si edhe deri tani.

“Pritet rritje e shumicës, pritet përgjigje nga Alternativa. Nëse jo, do të mbetet kështu, nëse jo do të ketë 66”, tha Milevski.

Ndryshe, situata politike në vend pas paralajmërimit për dorëheqje të kryeministrit Zoran Zaev, vazhdon të jetë konfuze dhe e paqartë për opnionin. Secila parti ofon zgjidhje që më shumti i përshtatet agjendës së tyre, por, që nuk ndihmojnë për dalje nga kriza dhe as përputhen me njëra tjetrën. Tani për tani, nuk ka gjuhë të përbashkët mes pozitës dhe opozitës, por as mes opozitës shqiptare dhe asaj maqedonase, të cilët kishin bashkëpunim parazgjedhor për zgjedhjet e fundit lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button