Deri më 13 nëntor do të jetë e hapur ekspozita me karikatura në Shkup

Në Shkup duke filluar nga sonte e deri më 13 nëntor në galerinë “Osten” do të jetë e hapur ekspozita me karikatura në kuadër të Galerisë së 53-të botërore, transmeton Portalb.mk.

“Do të ekspozohen 32 karikatura nga karikaturistët e nominuar dhe të shpërblyer në kuadër të projektit “BE – Punë në vijim”, organizuar në partneritet me Gete – Institutin në Shkup”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

Raportohet që ligjërues do të jetë Luk Deshimaker nga Belgjika, derisa nesër do të ketë panel me temën “Shpresat dhe frika për qasje në BE – përmes syrit të mprehtë të karikaturistit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button