U arrestua hajni i një barnatores në Shkup, me thikë kishte sulmuar punëtoren

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 34 vjeçarin nga Shkupi në lidhje me një vjedhje që ka ndodhur në barnatoren e Shkupit, duke paralajmëruar kallëzim penal ndaj tij, transmeton Portalb.mk.

“Në rr. ”Sava Kovaçeviq” në Shkup, nëpunës policorë të Stacionit Policor Aerodrom nga liria e kanë privuar F.K. (34) nga Shkupi”, deklarojnë nga Policia, duke sqaruar që mjetet e vjedhura i janë kthyer pronarit.

Raportohet që i dyshuari dje në orët e mbrëmjes në barnatoren në bulevardin “Jane Sandanski” ka kërcënuar me thikë të punësuarën duke i marrë edhe të hollat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button