U publikua lista e futbollistëve që do të marrin pjesë në dy ndeshjet e radhës, Ethemi si debutues për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut në muajin nëntor do të luajë dy ndeshje në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”, për çka trajneri i Përfaqësueses I ka zgjedhur 24 futbollistët që do të luajnë në këto dy ndeshje, transmeton Portalb.mk.

Më 11 nëntor Maqedonia e Veriut do të luajë kundër Armenisë si mysafir, ndërsa më 14 nëntor si vendas do të përballet me Islandën.

“Në formacionin e ekipit A gjendet debutuesi Valon Ethemi nga radhët e ekipit turk, Istanbulspor, ndërsa për shkak të dëmtimeve, Milevski nuk mund të llogarisë në shërbimet e Arijan Ademit, Boban Nikollovskit dhe Deni Masevit”, njoftojnë nga Federata.

Lista e futbollistëve të ftuar: Dimitrievski Stole, Siskovski Damjan, Jankov Riste; Ristovski Stefan, Velkovski Darko, Visar Musliu, Ristevski Kire , Ezgjan Alioski, Todoroski Todor, Ashkovski Stefan, Zajkov Gjoko, Serafimov Nikola; Elif Elmas, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Tihomir Kostadinov, Atanasov Jani, Rakip Erdal; Adis Jahoviç, Ristovski Milan, Miovski Bojan, Curlinov Darko, Trajkovski Aleksandar dhe Valon Ethemi.

„Kemi probleme me lojtarë të dëmtuar, në pikëpyetje janë Spirovski dhe Kostadinov, ndërkohë Deni Iliev është operuar dhe e pret proces rehabilitimi. Valon Ethemi ishte grumbulluar në një ndeshje selektive me gjeneratën U21. Bëhet fjalë për futbollist të ri i cili posedon cilësi dhe potencial. Luan në formë të shkëlqyeshme këtë sezon në Ligën e Dytë të Turqisë, kampionat që nuk është për t’u nënçmuar dhe ka shumë kualitet. Ka nevojë për kontinuitet të paraqitjeve të mira. Shpresoj që të risë cilësinë në përfaqësuesen tonë“, deklaroi Milevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button