Edhe pse u prodhuan në kohë rekorde, vaksinat nuk anashkaluan testet e sigurisë dhe janë efikase

gazetën “banner” është publikuar një artikull i cili ka nxjerur prej konteksti një intervistë të realizuar në “Tv Klan” me pneumologun Ardian Jorgji dhe dezinformon lexuesit në lidhje me efektin që kanë vaksinat kundër Kovid-19 te njerëzit si dhe për procedurën në të cilën kanë kaluar këta vaksina për të marrë autorizimin e nevojshëm për përdorim te njerëzit. Po, vaksinat u prodhuan më shpejtë se çdo vaksinë më herët, por kjo nuk do të thotë që u kërcyen hapat e nevojshme për testimin e efikasitetit, sigurisë dhe kualitetit të tyre, shkruan Portalb.mk.

Në këtë artikull shkruhet se vaksina nuk shëron si dhe nuk shpëton jetë njerëzit, përkundrazi, sipas këtij shkrimi, vaksina paraqet probleme te njerëzit.

“Vaksina nuk shëron dhe nuk shpëton jetë, përkundrazi, ajo paraqet probleme tek njerëzit” shkruan në artikullin që e recensojmë.

Ja një studim që e hedh poshtë këtë teori, për 5 muaj, vaksinat kanë shpëtuar 140,000 jetë njerëzish

Një studim i ri i publikuar në revistën “Health Affairs” tregon se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për vetëm disa muaj, gjegjësisht, në fillim të vitit 2021, vaksinat kundër Kovid-19 kanë shpëtuar rreth 140,000 jetë njerëzish.

Përveç kësaj, sipas këtij studimi, numri i rasteve të virusit korona të parandaluara nga vaksinat gjatë këtyre muajve të studimit është gjithashtu i lartë.

Përderisa pritej që vaksinat kundër virusit korona do të ngadalësonin transmetimin e virusit dhe do të shpëtonin jetë, nuk ishte e sigurt në qoftë se këto vaksina do të ndikonin kaq shumë në uljen e rasteve të vdekjeve nga virusi.

Ky studim kishte për qëllim që të mat numrin e vdekjeve nga virusi korona gjatë kohës kur një pjesë e popullsisë veçse ka qenë e imunizuar me kohën kur këto vaksina ende nuk kanë ekzistuar apo gjegjësisht kanë qenë në prodhim e sipër.

Si vërtetoi ky studim që vaksinat shpëtojnë jetë?

Për të studiuar faktin se si dhe sa jetë njerëzish kishin shpëtuar vaksinat kundër virusit korona në muajt e para të vitit 2021, një grup i shkencëtarëve të Indiana University krijuan disa modele për matjen e asaj se sa vdekje do të kishin ndodhur po të mos ishin vaksinat në atë periudhë kohore.

Vaksinë, kovid, koronavirusi, vaksinim; Foto: Pexels

Sumedha Gupta, autorja e parë e studimit si dhe ekonomiste në Universitetin “Purdue Indianapolis” tha se ajo dhe ekipi i saj kanë kryer keëtë eksperiment përmes siç tha ajo, një “eksperimenti natyral”.

Shtetet me numrin më të lartë të të vaksinuarve ishin grup studimi si dhe shtetet me numrin më të ulët të të vaksinuarve ishin grupi i kontrollit.

Studimi u realizua nga periudha kohore 1 dhjetor deri më 9 maj të vitit 2021. Deri në këtë datë, hulumtuesit konkluduan se vaksinimi kundër Kovid-19 kishte parandaluar 139,393 vdekje.

Për të parë studimin e plotë, klikoni këtu.

Për të “vërtetuar” se vaksinat janë të dëmshme, autori i kësaj dezinformate ka vendosur si arsyetim atë siç thotë ai, procedurën e përshpejtuar të zhvillimit dhe autorizimit të vaksinave kundër virusit korona.

Po, vaksinat u zhvilluan me procedurë të përshpejtuar por nuk anashkaluan asnjë test sigurie të nevojshëm

Shumë kompani farmaceutke kanë investiuar në resurse të nevojshme për zhvillimin e shpejtë të vaksinës kundër Kovid-19 për shkak të impaktit që kjo sëmundje pati në botë. Situata emergjente kërkoi përgjigje emergjente por kjo nuk do të thotë se kompanitë kanë kërcyer protokolet e sigurisë apo nuk kanë zhvilluar testimet e nevojshe të vaksinave.

Aktualisht, disa vaksina kundër Kovid-19 janë duke i kryer testet klinike. FDA-ja vazhdon të shqyrtojë rezultatet e testeve para aprovimit të tyre për përdorim. Por, për shkak se ekziston nevoja urjgente për vaksinat kundër virusit korona ndërkaq procesi i aprovimit të vaksinave mund të merr vite dhe muaj, FDA-ja ka dhënë autorizim për shfrytëzim emergjent të vaksinave bazuar në më pak të dhëna se sa që kërkohet në rrethana normale. Të dhënat duhet patjetër të tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.

Sipas Gregory Poland, ekspert i sëmundjeve ngjitëse, vaksinat janë duke shpëtuar jetë, e ruajnë shëndetin dhe parandalojnë infektimin. “Kjo është një e arritur spektakolare e njerëzimit” shtoi ai.

Më shumë se 7 bilionë njerëz kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës kundër Kovid-19 në botë në mënyrë të sigurt ndërkaq rastet me efekte anësore të cilat janë paraqitur janë minimale dhe shpesh herë kanë qenë të ndërlidhura jo drejtpërdrejt me vaksinat kundër Kovid-19.

Vaksinat kundër virusit korona janë të sigurta dhe efektive. Këta vaksina janë evaluuar në mijëra participant vullntarë gjatë provave klinike. Vaksinat, gjithashtu kanë kaluar sipas standardeve shumë rigoroze shkencore të Administratës për Ushqim dhe Ilaçe të ShBA-ve, standarde këto të cilat testojnë efektivitetin, sigurinë dhe kualitetin e vaksinave para se tu jepet autorizim për përdorim.

Reultatet e efekteve anësore të vaksinave

Rezultatet të cilat dolën nga hulumtimi apo monitorimi i rasteve me efekte anësore të vaksinave janë të mira. Disa persona nuk kanë fare efekte anësore apo simptome pas marrjes së njërës prej dozave të vaksinës kundër virusit korona ndërkaq të tjerët i kanë këto simptome të lehta, edhe atë:

  • Ënjtje, skuqje dhe dhimbje në vendin e injektimit
  • Ethe
  • Dhimbje koke
  • Lodhje
  • Dhimbje muskulore
  • Të dridhura
  • Të përziera

Ende nuk janë konstatuar efekte anësore afatgjate

Efekte anësore serioze të cilat mund të shkaktojnë problem shëndetësor afatgjat pas marrjes së vaksinës kundër Kovid-19 nuk janë vërtetuar deri tani apo thuajse nuk ka fare. Monitorimi i vaksinës ka treguar se efektet anësore ndodhin kryesisht gjatë periudhës gjashtë javore pas marrjes së vaksinës kundër virusit korona. Për këtë arsye, FDA-ja nga fillimi ka kërkuar që vaksinat e autorizuara të studijohen për më së paku dy muaj (tetë jave) pas marrjes së dozës finale. Bilion njerëz kanë pranuar vaksinën kundër Kovid-19 dhe asnjë efekt afatgjat nuk është detektuar.

Qendra për Shëndet e ShBA-ve vazhdon të monitorojë sigurinë e vaksinave kundër Kovid-19. Në qoftë se shkencëtarët gjejnë lidhshmëri mes vaksinës dhe ndonjë sëmundje të mundshme, prodhuesit e vaksinës së bashku me institucionet shëndetësorëe do të punojnë për gjetjen e zgjidhjes së problemit.

Ndryshe, në qoftë se ju keni pasur efekt anësor serioz apo afatgjat pas marjes së vaksinës kundër virusit korona mund ta paraqitni atë diku klikuar këtu.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button