Varviciotis: Do ta rishqyrtojmë përkrahjen për zgjerim të BE, nëse fqinjët i kthehen retorikës nacionaliste

Greqia do të rishqyrtojë përkrahjen e saj për zgjerim të Bashkimit Evropian nëse në Maqedoninë e Veriut kthehet retorika nacionaliste, deklaroi ministri alternativ i punëve të jashtme, Miltijadis Varviciotis, ka njoftuar korrespondentja e MIA nga Athina. Ai u fokusua në rezultatet e zgjedhjeve lokale në mbledhjen e përbashkët të komisioneve për çështje evropiane dhe të jashtme në Parlamentin e Greqisë, duke shprehur shqetësim për ngjarjet në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

“Zbatimi i drejtë dhe konsistent i Marrëveshjes së Prespës është një nga parakushtet për kornizën e negociatave. Më duhet ta pranoj që shumë na shqetësojnë zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Kthimi i retorikës nacionaliste do të shpie në ridefinimin e pozitës sonë nacionale për përkrahje të procesit të zgjerimit”, tha Varviciotis.

Megjithatë, ai e përsëritë se Greqia i mbështet përpjekjet e kryesimit Slloven për hyrje të vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE.

Shefi i diplomacisë sllovene, Anzhe Llogar tha që mbajtja e seancës së parë ndërqeveritare të BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është e pasigurt për shkak se Bullgaria nuk ka qeveri funksionale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button