Kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të vijë në Shkup

Rober Spano do të vijë për vizitë në vend për të marrë pjesë në konferencën rajonale të profilit të lartë në temën “Kthim efikas i pronës në përputhje me standardet evropiane”.

Kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Rober Spano vjen në vizitë të vendit për të marrë pjesë në konferencën rajonale të profilit të lartë për temën “Kthim efikas i pronës në përputhje me standardet evropiane”, që do të mbahet në Shkup më 5 nëntor. Është paraparë që në atë të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të institucioneve gjyqësore dhe jurisprudente të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe komuniteti akademik, njoftuan nga Ministria e Drejtësisë.

Konferenca e organizuar nga Programi për Ballkanin Perëndimor i Qendrës AIRE, në bashkëpunim me Iniciativën Rajonale për Antikorrupsion (IRA) dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ajo është pjesë e projektit “Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet përforcimit të bashkëpunimit rajonal për kthim të pronës”, e mbështetur nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Kthimi i pronës është një nga masat kyçe antikorruptive që kërkojnë fuqizim të kornizës legjislative, të kapacitetit institucional dhe të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë qëndrimit prej disa ditëve në vend, gjyqtari Spano do të takohet me ministrin për Drejtësi, Bojan Mariçiq, i cili është nikoqiri i tij me një pjesë të kreut shtetëror dhe me njerëzit e parë të jurisprudencës.

Ministria e Drejtësisë, siç thonë prej aty, ka përkushtuar vëmendje në praktikën gjyqësore të GJEDNJ, nëpërmjet analizës dhe instalimit të standardeve më të larta gjatë përpunimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Penal, që për momentin është në procedurë parlamentare, ndërsa kanë të bëjnë me konfiskimin dhe torturën, si dhe gjatë përpunimit të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për procedurën penale, të cilat janë në procedurë. Njëkohësisht, shtohet në komunikatë, vëmendje të veçantë Meriton edhe propozimi i ri për Ligjin për zyrën për kthim të pronës, i cili është dërguar për mendim në të gjitha institucionet kompetente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button