Prej nëntë gjykatësve, Gjykata Kushtetuese e RMV-së do të mbesë vetëm me pesë, Kuvendi e trajtoi si institucionin më të parëndësishëm

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska ka njoftuar kryeparlamentarin, Talat Xhaferi se për dy muaj edhe ulësja e katërt do të mbetet e zbrazët. Prej qershorit janë pensionuar Elena Gosheva, Sali Murati dhe Nikolla Ivanovski, ndërsa në vendin e këtyre gjykatësve kushtetues, Kuvendi nuk ka zgjedhur të ri. Gjykata Kushtetuese prej atëherë punon vetëm me gjashtë gjykatës, ndërsa tani do të mbesë me pesë. Mandati nëntë vjeçar i përfundon edhe gjykatësit Jovan Josifovski, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Kuvendi dhe komisioni për zgjedhje dhe emërime janë të paaftë me muaj që të zgjedhin gjykatës të ri për vendet e zbrazëta. Nga njëri ndër institucionet më të rëndësishme, Gjykata Kushtetuese mori trajtimin e një institucione të parëndësishëm.

Tentimi i komisionit që në qershor të votohen tre kandidatët për gjykatës kushtetues, që do t’i votonin më pas deputetët në seancë plenare, u shndërrua në luftë. Prapa dyerve të mbyllura gati sa nuk u rrehen anëtarët e komisionit nga VMRO – DPMNE dhe LSDM.

Puna e komisioni ishte e bllokuar kohë më të gjatë, deri në fillim të fushatë për zgjedhje lokale nuk u arrit të konfirmohen kandidatët për vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese.

Tani është komplikuar puna pasi kryetari i komisionit për zgjedhje dhe emërime, Kostadin Kostadinov, është larguar nga funksioni i deputetit dhe është bërë kryetar i Strumicës. Edhe deputetë të tjera u bënë kryetarë komunash dhe Kuvendi, i cili të premten do ta ketë seancën e parë pas pauzës për zgjedhje lokale, do të duhet fillimisht t’i verifikojë mandatet e deputetëve të ri, të cilët vijnë në vendin e atyre që u bënë kryetarë komunash.

Më pas do të plotësohen komisionet, mes të cilave edhe ajo për zgjedhje dhe emërime,

Çdo anëtar i Komisionit për zgjedhje dhe emërime ka të drejtë të propozojë kandidat për gjykatës kushtetues dhe ato propozime votohen për në seancë plenare, e cila nuk është caktuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button