16 vjeçarja tetovare vdiq nga Covid-19

Një vajzë 16-vjeçare e cila ka rezultuar pozitive me Covid-19, nga fshati Siriçinë e Tetovës, ka ndërruar jetë dje në Klinikën për Sëmundje Infektive, njofton Portalb.mk.

Pacientja më 23 tetor është transferuar në klinikën e Shkupit pasi më 21 tetor është shtruar në Spitalin Klinik të Tetovëa. Para shtrimit në spital, ajo kishte ankesa për nëntë ditë dhe u trajtua në shtëpi.

Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar raportit nga klinika në Shkup, thotë se bëhet fjalë për një rast jashtëzakonisht të rëndë dhe se dje gjendja e vajzës papritur është përkeqësuar, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake.

“Sipas raportit mjekësor, është një rast jashtëzakonisht i rëndë, varësi nga terapia me oksigjen me pneumoni të rëndë nga Covid-19. Gjatë analizave pas hospitalizimit është diagnostikuar me tromboemboli. Pacientja nuk ishte e vaksinuar.” thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është vdekja e dytë e një pacienti të ri brenda një jave. Javën e kaluar vdiq një vajzë 17-vjeçare nga Demir Hisari, e cila kishte diabet kronik të të miturve të tipit 1 dhe nuk ishte vaksinuar.

Ndryshe numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 203 298, numri i të shëruarve është 189 264, numri i të vdekurve është 7 159 dhe numri i rasteve aktive është 6.875. U realizuan 1 390 369 testime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button